Shqipëria, e para në renditjen e Organizatës Botërore të Turizmit Rama: Destinacioni me rritjen më të madhe të numrit të turistëve në 2024
Për vitin 2024, Shqipëria renditet e para përsa i përket rritjes më të madhe të numrit të turistëve. Organizata më e madhe botërore e Turizmit, në të cilën janë shtete anëtare të OKB, rendit Shqipërinë të parën, e cila ka një rritje në 80% në numrin e turistëve në vitin 2024, krahasuar me vitin 2019. Arabia Saudite renditet e dyta me 69% dhe Kolumbia me 37%.
Kryeministri Rama duke e publikuar në rrjetet sociale, shprehet se këto shifra tregojnë një zhvillim të paimagjinueshëm deri disa vite më parë.
Ndërkohë, duke ju përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy”, Rama shprehet se 10 vite më parë vendi ishte mbushur me rrënoja dhe turisti nuk kishte ku të bënte një foto. Sot, Shqipërisë i është pastruar imazhi, dhe ndaj vizitohet nga kaq shumë turistë nga mbarë bota.
“Fakti që po ndodh kështu sot lidhet me punët kryesore që janë bërë në këto vite në çdo drejtim për të përmbysur në radhë të parë, atë imazhin skandaloz të Shqipërisë, për të pastruar llumin, plehrat e kudo ndodhura, për të rilindur qytetet, për të rindërtuar infrastrukturën, për të mbështetur investimet në turizëm, në bujqësi, në biznes të vogël, edhe me radhë e me radhë e me radhë.
A do të rritej kështu turizmi nëse aeroporti do të ishte më i shtrenjti në Europë, apo Tirana do të ishte ajo e 10 viteve më parë, që gërrhiste dhe e rizgjuam nga gjumi. Vlora, Korça, Himara, Lezha etj do të ishin ato 10 vite më parë, ku nuk bëje dot një foto se s’kishe nga të rrotulloheshe nga rrënimi.”
Viti që lamë pas, rezultoi një tjetër vit rekord për turizmin me 11.7 milionë vizitorë të huaj, ndërsa ky numër pretendohet të shkojë në 12 milionë turistë. Ndërkohë, këtë vit Shqipëria është Vendi i Nderit në panairin global të turizmit në Berlin, që është panairi më i madh në botë.
Sondazh

Prodhimet vendase na kushtuan më shtrenjtë se të importit/ Energjia dhe industria përpunuese patën ndikimin më të lartë
Bizneset prodhuese vazhdimisht janë përballur me shtrenjtim të kostos së prodhimit të mallrave. Por, sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2024,......

50 mln euro për kërkime gjeotermale - Kroacia nis eksplorimet për të shtuar prodhimin e energjisë
Kroacia ka nisur eksplorimin e energjisë gjeotermale pranë gjashtë qyteteve, me një buxhet të përgjithshëm prej 50 milionë eurosh. Eksplorimi gjeotermal......

Asetet e pensioneve vullnetare, 100% në lekë - AMF: Edhe fondet e investimeve, vetëm 10% të zotërimeve i kanë në valutë
Shumica e aseteve të fondeve të investimeve janë në lekë, ndërsa ato në euro rezultojnë me rënie. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes......

Shqiptarët paguan 73 milionë euro nga pagat e qiratë - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë patën ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale për muajin Janar afro 73 milionë euro, duke shënuar një perfomancë tejet pozitive në......

Për çdo dy dasma, një divorc! - 6632 kërkesa të depozituara në dyert e gjykatave për ndarje
Për çdo dy çifte që janë martuar gjatë vitit të kaluar, një tjetër ka përfunduar në dyert e gjykatave për t’i dhënë fund martesës. Të dhënat nga Ministria e......

Milionerët zgjedhin Greqinë Të huajt e pasur tërhiqen nga stimujt, pronat luksoze të përballueshme
Tregu grek i pronave ka regjistruar flukse të konsiderueshme kapitali nga jashtë, ndërsa vendi po bëhet një destinacion i zgjedhur për individët me vlerë......

Viti nis me më shumë naftë dhe kafe - Arsyet/ Pse po rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës?
2025-sa ka nisur me rritje të ndjeshme të konsumit të karburantit, por dhe mallrave të tjerë të akcizës. Përgjatë muajit Janar janë importuar dhe......

Sa lekë shpenzojnë shqiptarët për parfume? Vjet u importuan rreth 10 mln euro. Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë peshën
Industria e parfumeve në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, me një kërkesë të lartë për aromat e markave të ndryshme nga vende të ndryshme. Të......