Shqipëria e Japonia forcojnë bashkëpunimin ekonomik - Investitorët japonezë rrisin interesin. Në fokus, energjia, ICT dhe turizmi

Këtë të enjte, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në bashkëpunim me Japan External Trade Organization (JETRO), organizoi Forumin e Biznesit Shqipëri–Japoni, i cili synon forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e investimeve mes dy vendeve.
“Besoj se gjatë gjithë kësaj dite ju do të keni mundësi të lidheni me biznese nga Shqipëria. Shikoj këtu të gjithë zëvendësministrat përgjegjës dhe përfaqësues nga institucionet që mbulojnë sektorët që përfaqësojnë bizneset tuaja. Prandaj besoj vërtet se sot ka një potencial të madh për rritje të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare. Dhe jam e sigurt se sot do të dëgjoni për potencialin e jashtëzakonshëm që ka Shqipëria falë stabilitetit. Pozita strategjike dhe aksesimi i tregjeve, politikat miqësore për investimet dhe një sistem inovacioni që po rritet me shpejtësi. Shpresoj që sot të shënojë një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet tona, dhe jam këtu me stafin tim dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë për t’u siguruar që gjithë informacioni që ju nevojitet dhe gjithë mbështetja që do t’ju duhet në të ardhmen, do të jetë e disponueshme,” tha Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndërkohë, Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Kikuko Kato, theksoi se vendi ynë është një portë hyrëse për Ballkanin dhe se eksportet shqiptare drejt Japonisë janë rritur vitet e fundit, duke u diversifikuar nga produktet e detit deri te verërat organike dhe bimët medicinale.
“Shqipëria po përparon tani me një shpejtësi të jashtëzakonshme në reformat ekonomike dhe sociale, duke synuar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Aktualisht, ka katër kompani japoneze që operojnë në Shqipëri. Ndër to, një është një kompani e madhe që operon që prej vitit 2019, duke krijuar mbi 1,000 vende pune. Në marrëdhëniet tregtare, eksportet e tonit të kultivuar nga Deti Adriatik drejt Japonisë filluan në vitin 2021, dhe eksportet e bimëve medicinale shqiptare dhe verërave organike shqiptare drejt Japonisë kanë nisur gjithashtu, duke diversifikuar gradualisht eksportet shqiptare drejt Japonisë. Të nderuar pjesëmarrës, së shpejti bëhen dy vjet nga ardhja ime në Shqipëri. Duke parë këto dy vite, kam dëshmuar, para së gjithash, ndryshimet e rëndësishme në shoqërinë shqiptare dhe zhvillimin e saj ekonomik. Për më tepër, kam kuptuar potencialet e ndryshme të tregut shqiptar. Shqipëria ndodhet në anën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, pra është një shtet bregdetar që përballet me detin Adriatik dhe Jon, duke shërbyer si një portë hyrëse për Ballkanin. Forumi i sotëm solli prezantime nga pala shqiptare për këto sektorë dhe nga kompanitë japoneze, gjë që pritet të hapë rrugë për lidhje dhe bashkëpunime të reja biznesi.”
Në fjalën e saj, Drejtoresha e AIDA-s, Laura Saro, theksoi gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe identifikoi sektorët me potencial të lartë për investime nga kompanitë japoneze.
“Ky event tregon se jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më tej dhe të intensifikojmë bashkëpunimin tonë, duke sjellë këto vlera të përbashkëta që kemi tani në biznes. Pra, është koha që të kemi disa marrëveshje biznesi dhe një shkëmbim ideve mes nesh. Më lejoni të përmend disa sektorë ku Shqipëria është shumë e fortë dhe ka potencial, dhe siç përmenda, me ekspertizën japoneze: energjitë e rinovueshme, ICT (teknologjitë e informacionit dhe komunikimit), turizmi, bujqësia, prodhimi. Kjo është arsyeja pse kemi identifikuar këto panele sot. Ambiciet e Shqipërisë për energji të pastër, sektori ynë në rritje digjital, industria në zhvillim e turizmit, siç mund ta keni dëgjuar, pozicioni strategjik i prodhimit dhe baza e fortë bujqësore krijojnë një themel të qëndrueshëm për bashkëpunim.”
Saro shtoi se qeveria shqiptare ofron masa të rëndësishme mbështetëse për investimet strategjike, të cilat varen nga vlera e investimit, numri i vendeve të punës dhe natyra inovative e projekteve. Forumi pritet të shërbejë si një platformë praktike bashkëpunimi mes sipërmarrjeve shqiptare dhe japoneze, duke krijuar mundësi konkrete për investime dhe partneritete të reja ekonomike.
Pensioni privat, plotësues i atij shtetëror - Mbi 48 mijë shqiptarë derdhin kontribute. Vetëm 5.8% e atyre në skemën shtetërore
Shqiptarët po ndërgjegjësohen në mënyrë graduale mbi rëndësinë e të kontribuarit për një pension privat. Pensionet private janë një plotës i pensioneve......
“Forcim i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë” - Mision i BE vlerëson përafrimin e kuadrit ligjor të vendit me acquis. Set rekomandimesh
Një mision i veçantë i Komisionit Evropian ka vlerësuar pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, si një parakusht të domosdoshëm për stabilitetin e çmimeve,......
Kosova, në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor - Pas shpërndarjes së Kuvendit, Presidentja Omani dekreton datën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar datën 28 dhjetor 2025, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme. Vendimi......
Cili aplikacion u ble më shumë nga shqiptarët? Kryesojnë lojërat digjitale dhe programet profesionale
Aplikacionet që përdorim çdo ditë pasqyrojnë qartë tendencat digjitale dhe mënyrën si lidhemi me teknologjinë. Edhe në Shqipëri, përdoruesit e pajisjeve të......
Situata në zonat e prekura nga moti i keq - Vijon puna për evakuimin e qytetarëve dhe sigurimin e akseve rrugore
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale po vijojnë punën në terren për normalizimin e......
BE “thjeshton” rregulloren e IA - Propozimi i ri favorizon kompanitë amerikane të teknologjisë
Bashkimi Evropian ka prezantuar propozime të reja për të thjeshtuar rregulloret mbi inteligjencën artificiale dhe privatësinë. Këto masa kanë tërhequr......
Përfundon afati për garancinë sovrane në bujqësi - Cilat janë kriteret që kualifikojnë agrobizneset për financim deri në 250 mijë euro?
Aplikimet për Kredinë e Butë dhe Garancinë Sovrane nga biznese në sektorin e bujqësisë, pranë bankave tregtare mbyllen më datë 20 nëntor 2025. Fermerët dhe......
Ndryshon faturimi i energjisë - ERE miraton udhëzimin e ri për të gjitha kategoritë e konsumatorëve
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një udhëzim të ri që ndryshon mënyrën se si pasqyrohet konsumi i energjisë elektrike në faturat mujore të......





