Shqipëria e 4-ta në Evropë për rritjen e ekosistemit të startup-eve, një ngjitje historike prej 8 vendesh në klasifikimin global

Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit Shqipërinë në vendin e 75-të në botë me +71.1% rritje vjetore. Shqipëria është renditur ekosistemi i 4-ët më në rritje i startup-eve në Evropë në Raportin Global të Ekosistemit të Startup-eve 2026, sipas një raporti të publikuar nga StartupBlink, harta më gjithëpërfshirëse globale e ekosistemeve të startup-eve.
Vendi ynë u ngjit tetë vende në renditjen globale, për tu renditur në vendin e75 në botë, kërcimi më i madh i barabartë mes vendeve evropiane dhe i 3-ti më i madhi në mbarë botën. Shqipëria rikthehet kështu në top 80-shen botërore me +71.1% rritje vjetore të ekosistemit, rritja e 4-ët më e lartë në kontinent.
Ky rezultat, pozicionon Shqipërinë mes vendeve me dinamikën më të fortë inovative në Evropë dhe konfirmon ndikimin e reformave të fundit në sektorin e inovacionit dhe sipërmarrjes.
Vetë ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj lidhur me këtë raport shprehet se: Sot Shqipëria është një histori e ndryshme nga ajo që ishte një vit më parë. Renditja e 4-ët më në rritje në Evropë është konfirmim ndërkombëtar se strategjia jonë po funksionon: investim publik, reforma të thella, dhe besim te sipërmarrësit tanë. Ekosistemi shqiptar i inovacionit dhe startup-eve po shndërrohet në një motor real të ekonomisë. Po ndërtojmë një Shqipëri ku talentit i ofrohet mundësia, kapitali vjen, dhe inovacioni akseleron rritjen ekonomike.
Ky përmirësim, vjen pas marrjes së një sërë masave gjatë 2 viteve të fundit si themelimi i Agjencisë Startup Albania si dhe konsolidimi i portofolit te inovacionit nën ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Cikli i fundit i skemës së granteve të agjencisë në vitin 2026 tërhoqi plot 1,179 aplikantë startup-e dhe 40 nga institucionet mbështetëse të inovacionit me pjesëmarrje rekord prej 40.6% sipërmarrje të udhëhequra nga gra dhe vajza.
Raporti vëren gjithashtu se renditja e Shqipërisë në Indeksin e Mjedisit të Biznesit për Inovatorët (60 nga 125 vende) tregon kushte themelore biznesi më të forta sesa rezultatet aktuale të ekosistemit duke sinjalizuar potencial të mëtejshëm rritjeje në vitet e ardhshme.
Tirana mbetet i vetmi qytet shqiptar i renditur në raport. Zhvillimi i qendrave startup përtej kryeqytetit është identifikuar si prioriteti strukturor kryesor për fazën e ardhshme. Ndërkohë, vetë Raporti Global i Ekosistemit të Startup-eve 2026 i StartupBlink rendit 1,000 qytete dhe 125 vende sipas forcës së ekosistemit, duke përdorur tregues të sasisë, cilësisë dhe mjedisit të biznesit.
“Frenojnë” çmimet në zonat periferike të Tiranës/ Ndikojnë infrastruktura e dobët dhe oferta e lartë
Edhe pse tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të jetë në rritje të fortë gjatë vitit 2026, jo të gjitha zonat po ecin me të njëjtin ritëm.......
DIVA, nis rimbursimi për mbi 34 mijë individë/ Sa përfitojnë të punësuarit që kanë deklaruar të ardhurat vjetore?
Administrata tatimore ka nisur procesin e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të......
Pasojat e luftës në Iran po forcojnë dobësitë financiare/ Paralajmërimi i BQE për Eurozonën. Pritet rritja e kostove të huamarrjes
Lufta me Iranin dhe tensionet e vazhdueshme tregtare mund të dëmtojnë rritjen ekonomike të eurozonës, të rrisin kostot e huamarrjes dhe të sfidojnë aftësinë......
“Përmirësohet qendrueshmëria fiskale e Greqisë”/ FMN: Investimet e forta dhe reformat strukturore po mbështesin rritjen
Greqia i ka përballuar tronditjen e luftës në Lindjen e Mesme me qëndrueshmëri fiskale dhe stabilitet financiar të përmirësuar, thotë Fondi Monetar......
Ekonomia gjermane, në vështirësi/ Pritet të tkurret si rrjedhojë e ndikimeve gjeopolitike
Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomikë uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026, duke paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme, rritja e çmimeve......
5 vende të NATO-s, “jo” financimit për Ukrainën/ Kundërshtojnë propozimin për kontributin prej 0,25% të PBB
Britania, Franca dhe tre anëtarë të tjerë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kanë shprehur kundërshtim ndaj një propozimi që secili......
Ultra të pasurit në Gjermani/ Zotërojnë mbi një të katërtën e pasurisë financiare të vendit
Sipas “Raportit të ri të Pasurisë Globale BCG 2026”, numri i njerëzve ultra të pasur në Gjermani po rritet ndjeshëm. Pasuria globale financiare private u......
Shqipëria prezanton prioritetet e CEFTA 2026/ Ibrahimaj: Fokus tek tregtia pa barriera dhe integrimi me BE
Në një moment kyç për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, qeveria shqiptare ka prezantuar prioritetet e saj në krye të CEFTA-s për vitin 2026, duke......



