Shqipëria Postuar më 4 Mars 2025, 10:57

Shqipëria drejt “Smart City” - Marrvëveshja 118,5 mln USD me fondin e Abu Dhabit. Kamera kudo për rritjen e sigurisë

Nga Ernilda Luzi

Shqipëria drejt “Smart City” - Marrvëveshja 118,5 mln USD

Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit sistemi i kamerave nën administrimin e policisë së shtetit, Smart City”. Marrëveshja që pritet të ratifikohet nga Kuvendi parashikon një hua prej 118 milionë e 500 mijë dollarë, për financimin e projektit.

Sipas relacionit të depozituar në Kuvend, ky projekt synon të rrisë nivelin e sigurisë publike, duke instaluar sisteme elektronike për të monitoruar dhe për të kontrolluar sa më mirë territorin e duke siguruar informacion, për parandalimin ose zbardhjen e ngjarjeve.

Gjithashtu, synohet forcimi i infrastrukturës teknike në Republikën e Shqipërisë, për të siguruar një mjedis të sigurt duke përfituar nga teknologjitë e inteligjencës artificiale. Referuar relacionit, objektivat e projektit janë në përputhje me vizionin e qeverisë së Shqipërisë, për të ofruar zgjidhje të zgjuara të menaxhimit të qytetit dhe trafikut që përmirësojnë menaxhimin urban në vend.

Projekti ka si qëllim, transformimin e Shqipërisë në një vend të sigurt dhe të avancuar nga pikëpamja digjitale, duke përdorur teknologjitë e inteligjencës artificiale

Gjithashtu, ky projektligj është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030, ku një ndër qëllimet strategjike është fuqizimi i rendit publik dhe rritja e parametrave të sigurisë në komunitet.

Projekti përfshin instalimin e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Përveçse do të instalohen kamera për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve, do të vendosen 3 816 kamera trupi për policinë, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë, kjo për të garantuar transparencë dhe profesionalizëm në aksionet e tyre.

Ndërsa, për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe në autostrada do të instalohen 100 radarë inteligjentë dhe 100 sensorë zhurme, për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut.

Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore, të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit, si dhe në të gjitha pikat e kontrollit kufitar.

 

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94 lëkë dhe shitet me 95.2 lekë duke e nisur ditën në vlera të paqëndrueshme në raport me një ditë më parë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...