Shqipëria, drejt bujqësisë moderne - Hapet rruga ligjore për akuaponinë, aeroponinë dhe hidroponinë

Sektori bujqësor në Shqipëri po hyn në një fazë të re transformimi, si pasojë e nevojës për rritjen e produktivitetit, eficiencës dhe përafrimit me modelet bashkëkohore të vendeve me bujqësi të zhvilluar. Kërkesa në rritje për produkte bujqësore cilësore, presioni mbi tokën bujqësore, sfidat klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore, mesa duket kanë shtuar domosdoshmërinë për adoptimin e teknologjive inovative në këtë sektor.
Kështu, teknologji si akuaponia, aeroponia dhe hidroponia po konsiderohen si alternativa moderne që mund të rrisin ndjeshëm prodhimin bujqësor, duke reduktuar përdorimin e ujit, hapësirës dhe inputeve tradicionale. Megjithatë, deri më tani, legjislacioni shqiptar nuk e ka pasur të parashikuar qartë ushtrimin e aktivitetit bujqësor përmes këtyre teknologjive në tokë bujqësore, duke krijuar paqartësi ligjore për investitorët dhe fermerët.
Për të adresuar këtë boshllëk, qeveria synon që brenda muajit Prill 2026 të iniciojë disa ndryshime ligjore të cilat e cila synojnë plotësimin e kuadrit ekzistues dhe rregullimin e ushtrimit të aktivitetit bujqësor përmes teknologjive inovative.
Qëllimi i projektligjit është të mundësojë zyrtarisht zhvillimin e akuaponisë, aeroponisë dhe hidroponisë në tokë bujqësore, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e funksionit bujqësor të tokës dhe përputhjen me standardet mjedisore. Konkretisht akuaponia është një metodë që kombinon rritjen e peshqve në rezervuare, ndërsa hidroponia dhe aeroponia përdoren për rritjen kultivimin e bimëve pa pasur nevojë për tokë.
Aplikimi i këtyre teknologjive synon ndër të tjera rritjen e investimeve në bujqësi, modernizimin e fermave ekzistuese, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane.
Por a është e nevojshme në rastin e Shqipërisë e cila ka hapsira të mëdha të tokave bujqësore që aktualisht nuk janë në përdorim?
Prof. Dr. Evan Rroço, Pedagog, Departamenti i Agronomisë, UBT: “Kjo është më tepër për vendet që kanë më pak tokë dhe klimë të tillë që nuk e lejojnë kultivimin normal të bimëve. Unë do ta shikoja më tepër për vendet që akoma nuk kanë kushtet normale për ti prodhuar këto produkte në fushë të hapur. Sigurisht në një moment që nuk do të kemi fermerë dhe klima do të ndryshojë në mënyrë të tillë që nuk do ketë më reshje dhe që nuk do marrim masa për rregullimin e sistemit ujitës që nuk funksionon, atëherë mund të jetë një opsion”.
Megjithatë, nëse zbatohet në mënyrë efektive, reforma ligjore mund ta pozicionojë Shqipërinë si një vend konkurrues në fushën e bujqësisë inovative në rajon, duke shfrytëzuar potencialin e teknologjisë për zhvillim ekonomik afatgjatë.
Mbi 108 mijë shqiptarë aktivë në tregun e punës në SHBA / Megjithatë, 41.3% e familjeve emigrante përfitojnë nga ndihma sociale e shtetit
Të dhënat e publikuara nga Anketa e Komunitetit Amerikan ofrojnë një panoramë më të thelluar mbi mënyrën se si shqiptarët në Shtetet e Bashkuara janë të......
Vështirësi në qarkullim nga reshjet - ARRSH: Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve rrugore
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se gjatë orëve të natës reshjet e shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë problematika në......
Venezuela do të eksportojë naftë në SHBA - Marrëveshja me Uashingtonin arrin në 2 miliardë dollarë
Karakasi dhe Uashingtoni kanë arritur një marrëveshje për të eksportuar deri në 2 miliardë dollarë naftë bruto venezueliane në Shtetet e Bashkuara, tha......
Më shumë kaos në udhëtime - Ndërsa valët e ftohta sjellin më shumë borë në Evropë
Më shumë fluturime do të anulohen, trenat do të vonohen dhe rrugët do të bllokohen nga bora në të gjithë Evropën në ditët në vijim, ndërsa parashikohet që......
Dollari amerikan rikuperon pikë – Dobësohet Franga zvicerane
Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm në raport me ditën e djeshme duke u blerë me 81.8 lekë dhe duke u shitur me 83 lekë......
Epokë e re e blerjeve me inteligjencë artificiale - Si mund të zgjidhen markat nga algoritmet
Përhapja më e madhe e inteligjencës artificiale po i detyron një numër sektorësh të hyjnë në një tranzicion të shpejtë, dhe blerjet nuk bëjnë përjashtim. Një......
Dy euro për të vizituar shatërvanin Trevi - Bashkia e Romës kërkon të menaxhojë flukset e larta turistike
Nga 7 janari, turistët në Romë do të duhet të paguajnë dy euro për të vizituar Shatërvanin e Trevit, por hyrja mbetet falas për banorët. Masa është e fundit......
Problemi me fluturimet në Greqi - Kush do të paguajë për anulimet dhe vonesat? Çfarë duhet të dinë pasagjerët
Një ndërprerje e paprecedentë e komunikimit në Qendrën e Kontrollit të Zonës Athinë-Maqedoni (KEPATHM) paralizoi transportin ajror të Greqisë të dielën në......


