Shqipëria Postuar më 6 Mars 2025, 12:43

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh energjetik” - Berisha: Brenda një mandati do të dyfishohet prodhimi total

Nga Ernilda Luzi

“Shqipëria do të përjetojë bum të madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sërish se Shqipëria do të përjetojë një bum të madh energjetik.

Unë jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë se prodhimi i energjisë nga era, dielli dhe gazi, me përparësi prodhimin e energjisë së rinovueshme, do të dyfishojë prodhimin total të sotëm gjatë mandatit që vjen. Parqet eolike, parqet solare do të marrin një përparësi absolute. Shqipëria ka ndër platformat e erës më të fuqishme në Europë. Këto platforma shtrihen nga thellësitë e Alpeve në jugun e vendit.

Sipas tij, përfituesit më të mëdhenj të këtij bumi në prodhimin energjetik do të jenë qytetarët shqiptarë, do të jetë biznesi shqiptar, do të jetë Made in Albania, prodhimi shqiptar. Ndërkohë, ai përmendi edhe gazsjellësin TAP, duke theksuar se gazifikimi i qyteteve do të jetë prioriteti i Partisë Demokratike.

Investime shumë serioze do bëhen qoftë dhe nga sektori publik, në termocentrale gazi, të cilat kanë standardet më të larta të respektit mjedisor. Kontratat ekzistuese me TAP-in i bëjnë të mundur Shqipërisë të ndërtojë mbi 500 megavat termocentrale me gaz. Energjia si një nga shtyllat kryesore të programit tonë do të ndryshojë jetën e mbarë qytetarëve shqiptarë. Gazifikimi i qyteteve të vendit do jetë nisma ndër më kryesoret e qeverisë shqiptare.

Për të realizuar këto premtime, Berisha u shpreh se buxhetet e ardhshme do t’i përkushtohen infrastrukturës dhe gazifikimit të Shqipërisë.



Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video