Shqipëria Postuar më 31 Mars 2026, 18:24

Shqipëria digjitale,  Nancy VanHorn: Siguria kibernetike nuk është zgjedhje, është çështje themelore

Nga SCAN TV

Shqipëria digjitale,  Nancy VanHorn: Siguria kibernetike nuk

Digjitalizimi i shërbimeve është një zhvillim kolosal për Shqipërinë, por që vjen së bashku me rreziqet e hakerimit. Përdorimi i teknologjisë amerikane në këtë drejtim është një mundësi shumë e mirë për të patur rrjete sa më të mbrojtura. Nën një aktivitet së bashku me Dhomën Amerikane të Tregtisë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka theksuar edhe një herë se sovraniteti në epokën digjitale është themelor. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku vihet në plan të parë siguria kibernetike thuhet:      

“Ndërsa Shqipëria digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare te bankat dhe rrjetet energjetike – siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale.” - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në një aktivitet që shfaqte teknologjinë amerikane në fushën e sigurisë kibernetike.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat