Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2025, 10:40

Shqipëria digjitale, më pranë Evropës - Instituti vjenez: Lider në rajon për shërbimet publike elektronike

Nga Ernilda Luzi

Shqipëria digjitale, më pranë Evropës - Instituti vjenez:

Një vlerësim vjen nga Instituti vjenez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Austri dhe Think Europe Slloveni, në kuadër të nismës “Converge2EU”, e cila monitoron përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas raportit, Shqipëria kryeson rajonin për përdorimin e shërbimeve publike online. Vendi ynë është i vetmi në Ballkanin Perëndimor, mbi mesataren e BE-së për këtë tregues. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit mbeten ndjeshëm më poshtë, në disa raste edhe duke u larguar nga procesi i konvergjencës. Ky rezultat konfirmon se dixhitalizimi është një nga pikat më të forta të Shqipërisë në procesin e afrimit me standardet e BE-së.

Në renditjen rajonale, pas Shqipërisë renditen Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Raporti nënvizon se, ndërsa disa vende të rajonit po përballen me sfida dhe madje një ngadalësim të procesit të konvergjencës, Shqipëria ka arritur të konsolidojë një model efikas të administratës publike digjitale, që afron ndjeshëm qytetarët me institucionet dhe rrit transparencën në ofrimin e shërbimeve. 

Në dokument theksohet gjithashtu transformimi i dukshëm i administratës publike shqiptare, lehtësimi i aksesit të qytetarëve në shërbimet online, si dhe rritja e efikasitetit dhe cilësisë në ofrimin e tyre.

Me mbi 3.38 milion qytetarë të regjistruar deri tani, e-Albania po konsolidohet si porta kryesore digjitale e shërbimeve publike. Shërbimet elektronike 24/7, po ofrojnë zgjidhje të shpejta, duke lehtësuar ndjeshëm aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në administratën shtetërore. Ky ritëm i lartë përdorimi tregon rritjen e besimit të qytetarëve te shërbimet online dhe ul ndjeshëm nevojën për sportele fizike.

 

Shqipëria 12 Nëntor Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 83 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat