Shqipëria dhe Ukraina forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen, Gjurmimin dhe Menaxhimin e Pasurive që Rrjedhin nga Korrupsioni dhe Krime të Tjera (ARMA) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e lidhjeve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, ku të dy vendet morën pjesë në Forumin IV Ligjor BE-Partneriteti Lindor, nga Risena Xhaja, Kryeadministratore e AAPSK-së, dhe Olena Duma, Drejtoreshë e ARMA-s, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një platforme të përbashkët për rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera me ndikim ekonomik.
Dokumenti parashikon bashkëpunim në fusha si:
· shkëmbimi i praktikave më të mira për menaxhimin dhe ripërdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara;
· organizimi i seminareve, webinareve dhe forumeve të përbashkëta;
· krijimi i grupeve të përbashkëta pune dhe projekteve kërkimore;
· zhvillimi i marrëdhënieve me organizata ndërkombëtare.
“Kjo marrëveshje shënon jo vetëm një bashkëpunim teknik, por edhe një angazhim të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në dobi të publikut,” tha Xhaja.
“Partneritetet si ky janë thelbësore për të siguruar një qasje të koordinuar dhe efektive ndaj pasurive të paligjshme në nivel ndërkombëtar”, u shpreh Duma.
Marrëveshja hyn në fuqi menjëherë dhe do të shërbejë si bazë për shkëmbim informacioni dhe zhvillimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta për periudhën në vazhdim.

Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një......

Besimi në BE, në nivelin më të lartë në 18 vjet - Por, rritet frika për pasigurinë ekonomike në Evropë
Më shumë se gjysma e evropianëve, 52%, kanë tendencën t'i besojnë Komisionit Evropian dhe BE-së, rezultati më i lartë që nga viti 2007, sipas barometrit më......

Shqipëria fuqizon sigurinë ndaj sulmeve kibernetike - Strategjia/ Aplikim i teknologjive të avancuara, nga AI tek superkompjuterat
Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po implementohet në çdo fushë, edhe rreziqet e sigurisë kibernetike me të cilat përballet......

Nga një objekt sportiv, në qendër rajonale - Transformim me standarde ndërkombëtare për pallatin e sportit në Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit me objekt investime për transformimin e aseteve publike, me potencial zhvillimi në modele të......

Plani i BE-së për të taksuar cigaret elektronike - Italia, Greqia dhe Rumania shprehen kundër
Shumica e shteteve anëtare të BE-së i bënë thirrje Komisionit Europian të rifusë në agjendë një plan për të taksuar cigaret elektronike dhe rritur normat......

Tarifat e Trump do të mbeten në fuqi - Gjykata e apelit anulon pezullimin
Një gjykatë federale apeli rivendosi në fuqi përkohësisht tarifat më të gjera të Presidentit Donald Trump të enjten, një ditë pasi një gjykatë tregtare......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas rritje të lehtë por të vazhdueshme gjatë kësaj jave e ka mbyllur javën në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes......

Ursula von der Leyen vlerësohet me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh - "Jam shumë e lumtur që mirëpres Edi Ramën, moment historik"
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u vlerësua me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në Aachen(Gjermani). I pranishëm në ceremoni......