Shqipëria Postuar më 29 Prill 2026, 13:44

Shqipëria dhe Suedia bashkojnë forcat për startup-et/ Ndarje përvojash dhe ekspertize për zhvillimin e ekosistemit kombëtar

Nga Ledina Elezi

Shqipëria dhe Suedia bashkojnë forcat për startup-et/ Ndarje

Ndërtimi i një ekonomie të udhëhequr nga inovacioni është synimi i qeverisë shqiptare, synim ky që po mbështetet edhe nga qeveria suedeze. Gjatë Forumit të Startup-eve Suedi-Shqipëri, Zëvendësministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Blerta Rama, u shpreh se Suedia sjell ekspertizën dhe përvojën globale, ndërsa Shqipëria ofron një mjedis të incentivuar nga reformat për të zhvilluar inovacionin.

“Bizneset shqiptare nuk po përgatiten vetëm për tregun vendas, ata po përgatiten për të qenë të suksesshëm në tregun evropian. Vizioni ynë afatgjatë është përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Inovacionin dhe Sipërmarrjen 2025-2030, ku duam që Shqipëria të jetë një vend i fortë për sa i përket sipërmarrjes, i incentivuar dhe i udhëhequr nga inovacioni dhe besimi. Objektivi ynë është për të pasur një mjedis mbështetës ku sipërmarrësit të rriten së bashku. Ne fokusohemi në 3 pika kryesore, të ndihmojmë bizneset e vogla të rriten duke mbështetur inovacionin në sektorë kyç për të garantuar që të gjithë të përfitojnë nga kjo, kjo përforcohet nga një fokus tjetër, zhvillimi i talenteve, investimi dhe sipërmarrja e grave”, tha ajo.

Suedia është një nga hubet më të mëdha të startup-eve në Evropë. Ambasadori i Suedisë në Shqipëri theksoi se midis dy vendeve ka pasur disa shkëmbime startup-esh.

“Suedia është një nga hubet më inovatore për startupet si Spotify apo True Call, Shqipëria është një mjedis, ekosistem, i cili po zhvillohet me kapacitet, me aftësi të larta, duke patur një momentum shumë të mirë dhe duke qenë një mjedis i hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar me një ambicie të qartë nga qeveria dhe të gjithë aktorët për t'u bërë udhëheqës në rajon për sa i përket teknologjisë dhe startupeve”, tha Ambasadori.  

Ky forum krijon ura komunikimi dhe rrjete bashkëpunimi midis dy vendeve për të zhvilluar inovacionin dhe hapjen e më shumë mundësive për ekonominë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat