Shqipëria Postuar më 22 Nëntor 2024, 19:36

Shqipëria dhe Mali i Zi në SEPA, Komisioni Evropian: Një hap drejt integrimit në BE

Nga SCAN TV

Shqipëria dhe Mali i Zi në SEPA, Komisioni Evropian: Një hap

Komisioni Evropian e ka mirëpritur vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave, që Shqipëria dhe Mali i Zi t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike të Pagesave në Euro, SEPA. Brukseli e cilëson këtë vendim edhe “si një hap përpara në rrugën e integrimit evropian”, duke bërë që Tirana dhe Podgorica të konsiderohen si vendet e para më pranë procesit të zgjerimit.  “Ky është një shembull praktik i ndikimit të Planit të Rritjes, një nismë e BE-së për të përshpejtuar integrimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE”, thuhet në njoftimin e dalë nga zyra e Ursula von der Leyen.

“Ky hap çel udhën për lehtësimin e transfertave financiare në euro edhe nëpërmjet një projekti të financuar në kuadër të instrumentit IPA dhe të zbatuar nga Banka Botërore, do të vazhdojë të mbështesë përgatitjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, theksohet në reagim.

Këshilli Evropian i Pagesave përbëhet nga 81 anëtarë, që janë ofrues të shërbimeve të pagesave. Ai u krijua në 2002 nga industria bankare evropiane për pagesat elektronike në euro. Në Këshillin Evropian të Pagesave marrin pjesë rreth 4.000 banka dhe ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave. Që atëherë, këto skema, lehtësojnë çdo vit mbi 50 miliardë transaksione në 36 vende.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat