Shqipëria dhe KfW rinovojnë marrëveshjen për ujin e pijshëm në zonat rurale
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në parim marrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bankës gjermane KfW, Frankfurt am Main, për financimin e programit “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV”.
Marrëveshja e re vjen si ndryshim i marrëveshjes fillestare të ratifikuar me ligjin nr.49/2019 dhe synon përmirësimin e kushteve për zbatimin e mëtejshëm të projektit, i cili ka për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në zonat rurale të Shqipërisë.
Me këtë vendim, gjithashtu, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave nr.579, datë 18.09.2024, për të njëjtën marrëveshje ndryshuese.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia
Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së......

Shqipëria, sërish gati për negociata me BE - Ftohet të dorëzojë pozicionin negociator për grupkapitullin 5 me fokus bujqësinë
Bashkimi Evropian e ka ftuar Shqipërinë që të prezantojë pozicionin e saj negociator për Grupkapitullin 5 lidhur me Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin. Data......

Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e “plagëve” mjedisore në malin simbol të Tiranës
Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për......

Projekti/ Ballkone panoramike në 12 qarqet e Shqipërisë/ Hapet tenderi për ndërtimin e strukturave ekologjike me funksion turistik
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një procedurë tenderimi për hartimin e projektit të ri që synon ndërtimin e ballkoneve panoramike......

Tre fushata, 250 mijë rivlerësime pronash/ Tatimi i ulët e rritja e çmimeve, interes për përditësimin e vlerës së pasurisë
Në më shumë se një dekadë, janë zhvilluar tre fushata të veçanta që u kanë dhënë mundësi individëve të përditësojnë vlerën e pasurive të tyre me çmimet reale......

Zyrtare/ Rivlerësimi i pronave do bëhet me 5 %- Afati i zbatimit do të jetë nga 1 janari deri më 30 shtator 2026
Qeveria hap rrugën për një tjetër proces rivlerësimi të pasurive të paluajtshme. Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë......

Çfarë eksportuam dhe në cilët vende? Italia dhe Kosova morën më shumë nga Shqipëria
Shqipëria vazhdon të eksportojë dhe importojë produkte të ndryshme sipas kërkesave të brendshme dhe nevojave të partnerëve tregtarë. Sipas të dhënave të......

Blerjet online dhe dërgesat postare nga jashtë/ Ja çfarë duhet të dini për kufirin e pataksueshëm
Në një kohë kur blerjet online janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, Dogana Shqiptare bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale për......