Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2025, 12:26

"Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, Fronti i Ri i Investimeve të BE" - Rama: Kapitulli i ri i Bashkimit Evropian nuk do të nënshkruhet vetëm në Bruksel

Nga Ledina Elezi

"Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, Fronti i Ri i Investimeve
Në Tiranë po mbahet Forumi i Parë i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një forum i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me 27 vendet anëtare, si dhe të tërheqë më shumë investime nga këto të fundit drejt rajonit tonë.

Gjatë ceremonisë hapëse të Forumit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë fronti i ri investimeve të BE.

"Faleminderit Ursula që solle lajme të mira për ne, por edhe detyra të tjera. Historia e BE dhe Ballkanit Perëndimor është shënuar vetëm nga pritja. Megjithatë, ne nuk kemi ndaluar së ëndërruari për ndryshimin e historisë. Dhe ne jemi gati. Ballkani Perëndimor nuk është kopshti i BE, por një front i ri plot me energji. Tranzicioni i gjelbër nuk ka vetëm rregulla për shembull, por kurajë. Fronti i Ri do të thotë që investimet evropiane marrin një nxitje e re, një vend ku BE dhe rajoni takohen për ta bërë të ardhmen të mundur. Ne duam të jemi një laborator qëndrueshmërie, nga energjia e pastër, te tekonoloji, inteligjenca artificiale dhe inovacioni. BE nuk mund të varet nga ajo që nuk kontrollon dot. Kapitulli tjetër i BE nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel, por edhe në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga qymyri dhe çeliku tek inovacioni. Në rastin e Polonisë për shembull u hap një front i ri nga BE dhe pati përfitime marramendëse për të dyja palët", u shpreh Kryeministri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat