Shqipëria, destinacion tërheqës për pushime - Kumbaro operatorëve privatë: Respektoni distancën 2.5-3m!
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh. ‘’Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse. Nga plazhet mahnitëse të Dhërmiut e Ksamilit, te kishat bizantine, Liqeni i Shkodrës dhe vargmalet në veri, vendi është plot me destinacione që kombinojnë bukurinë natyrore dhe trashëgiminë kulturore’’
- shkruhet në artikullin e botuar në këtë gazetë. Por për të pritur më shumë pushues dhe për të ofruar më shumë plazhe publike dhe siguri, ministrja e turizmit Mirela Kumbaro nga Himara tha se në këtë bashki, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.
Kumbaro kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Gjithashtu, kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veçanërisht gjatë fundjavave.
Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo tha se do të vendosen 250 çadra të bashkisë, të cilat do të jenë falas për pushuesit.
Ministrja Kumbaro e shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha; kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtori i policisë, zhvilloi takim me sipërmarrës biznesi, për shqetësimet që vijnë nga pushuesit në lidhje me ndotjen akustike. Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha se këtë vit, në Vlorë janë shtuar 95 forca të reja policie, të cilat do të jenë të shpërndara sipas nevojave për monitorimin e plazheve.

434 mld lekë cash qarkullojnë jashtë bankave - BSH: Fundi i pesëmujorit shënon rekord të ri duke u rritur me 1.1%
Rreth 434 miliardë lekë qarkullojnë aktualisht jashtë sistemit bankar në Shqipëri. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë......

“Rrugët e bardha”, përshpejtohen punimet në Breg Lumi-Theth - Investimi në lotin II, rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve
Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi-Theth. Ky segment është......

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson Fieri me 39.2 mijë ton, Kukësi në vendin e fundit
Afro 183 mijë ton rrush është prodhuar në vitin 2024 në Shqipëri, me një rritje prej vetëm 3 ton në raport me 2023, për rënie në krahasim me vitet e......

Përditësim në listën e shpronësimeve për Portin e Ri të Durrësit - 121 pronarë jashtë listës, kompensime mbi 815 milionë lekë
Zbatimi i projektit të “Portit të Ri të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, tashmë ka kaluar në një etapë tjetër. Në Fletoren Zyrtare, është botuar lista......

Greqia, lider evropian në mbulimin 5G - Vendi shënon përparime të mëdha në infrastrukturën digjitale
Greqia ka përparuar në infrastrukturën digjitale, duke u shfaqur si një nga performuesit më të mirë në Bashkimin Evropian për mbulimin e rrjetit 5G. Raporti......

Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike - Vendimi përfshin plazhet, parqet dhe zonat pranë shkollave
Franca planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, në parqe, jashtë shkollave dhe në hapësira të tjera publike nga 1 korriku, për të ulur rrezikun e......

Faturë për energjinë e vjedhur - Dëm ekonomik, në 4 muaj janë penalizuar 90 konsumatorë
90 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 4-mujorit të parë të vitit. Faturimet përfshijnë dëme të......

Turizmi në hov investimesh/ Kredia për akomodimin dhe shërbimin ushqimor shënon rekord historik
Në muajin Maj 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 22.96 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 2.9%, krahasuar......