Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 14:01

“Shqipëria, destinacion për investime strategjike”/ Kryeministri Rama, biznesit austriak: Vendi ynë, histori suksesi

Nga Fabjona Pasho

“Shqipëria, destinacion për investime strategjike”/

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën "Shqipëria, Horizonti i ri", të mbajtur në Vienë. Sipërmarrjet e rëndësishme austriake u prezantuan me Shqipërinë e sotme, si një histori suksesi dhe destinacion për investime strategjike në energji, turizëm, teknologji e jo vetëm

Ndër të tjera, kryeministri u ndal edhe tek investimi që vendi ynë ka bërë në teknologji dhe se si Inteligjenca Artificiale mbyll njëherë e mirë kapitullin e korrupsionit.

“Kemi hequr shërbimet fizike, pritet. 90 % e shërbimeve ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimin përmes telefonit celular, nëse janë në Tiranë apo Australi. Është një ndryshim i madh duke pasur parasysh rastet. Sa shumë ryshfete dhe korrupsion kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi. Ana e mirë e inteligjencës Artificiale është mundësia për të punuar mbi të dhënat që u ofrojmë qytetarët. Praktikisht ministrja, që mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, pasi ne se bëjmë dot. Ajo do ju shërbejë për shumë gjëra. Sot psh njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. PSH duhet të shkojnë nga një rubrikë te tjetra, ndërkohë që shumë shpejt ata do të veprojnë në kohë reale me ministren, me zë; kam nevojë për këtë certifikatë. Dhe ajo do ua japë. Vetëm ata do të kërkojnë. Klienti është shefi, dhe ministrja është ajo që do t’i bëjë.”

Rama vlerësoi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka përparuar shumë, ndërsa kapitujt e negociatave për anëtarësim po çelen me shpejtësi, falë reformave, por edhe ndryshimit të qasjes së Unionit.

“Jemi në proces që ka përparuar shumë, praktikisht po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit por është kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Falë ose për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur fort Evropën dhe që i ka përcuar udhëheqësve të BE mesazhin që rëndësia gjeopolitike e Evropës së bashkuar është ekzistenciale dhe që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE. Falë asaj që kem bërë dhe për atë që ka bërë Putin jemi aktualisht në një proces tejet të intensifikuar të anëtarësimit dhe jam shpresë plotë, që do të ndodhë herët më shumë se vonë, ndërkohë që plani rënë dakord me Komisionin është përfundimi i pjesës tejknike, të gjitha bisedimët në fund të 2027.”.

Në fjalën e tij, Ramai bëri thirrje sipërmarrësve të investojnë në prona në Shqipëri.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat