Shqipëria, deri 40 ushtarë në Gaza/ Projektligji përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe ato financiare

Shqipëria do të dërgojë deri në 40 ushtarë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza. Gjithshka është përcaktuar në projektligjin e miratuar nga Këshilli i Ministrave një ditë më parë.
Ndër të tjera në dokument përcaktohet se misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza, do të jetë mbështetja e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtja e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetja e operacioneve humanitare, monitorimi dhe raportimi i situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në përputhje me mandatin e misionit, në kuadër të Bordit të Paqes.
Sa i përket trajtimit financiar, nënvizohet se ushtarakët pjesëmarrës në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza, përveç pagës mujore, përfitojnë dieta për ditët e qëndrimit në operacion, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
“Bordi i Paqes”, një iniciativë e presidentit amerikan Donald Trump, u themelua më 19 shkurt 2026, ku rreth 20 vende anëtare nënshkruan sipërmarrjen e re dhe njoftuan më shumë se 6.5 miliardë dollarë premtime financiare.
Investimi fillestar prej afërsisht 1.25 miliardë dollarësh do të shkojë për heqjen e municioneve, strehim të përkohshëm, siguri, furnizime mjekësore dhe nevoja të tjera, tha zyrtari. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë rreth 53 miliardë dollarë, sipas një raporti të Bankës Botërore, OKB-së dhe Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, sot presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi se "Bordi i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza. Ky është një hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme", përfundon njoftimin presidenti Trump.
Më pak se 30% e fondeve për parandalimin e zjarreve/ Pjesa më e madhe e parave, për financimin e operacioneve të shuarjes
Zjarret shkatërruese që kanë goditur shumë rajone të Spanjës këtë vit kanë nxjerrë në pah një pyetje të përhershme: a po investon vendi mjaftueshëm në......
Cilat ekonomi evropiane u rritën më shpejtë? Irlanda regjistroi zgjerimin më të fortë në tremujorin e dytë me 3,9%
Ekonomia e eurozonës pritej të humbiste vrullin në tremujorin e dytë të vitit 2026, por ndodhi e kundërta. Vlerësimi paraprak i Eurostat tregoi se PBB-ja u......
BE do të ndërtojë gigafabrikat e veta të IA/ Synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat
Komisioni Evropian ka hapur thirrje për oferta që synon të gjenerojë mbi 30 miliardë euro financim publik dhe privat për ndërtimin e shtatë të......
Furnizimit me energji në Durrës, Karakaçi: OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë në terren
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se strukturat e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë për të rikthyer sa më parë energjinë në të gjithë......
Qeveria miraton Programin “Pas shkolle” për sistemin publik, buxheti do paguajë trajnuesit 1 mijë lekë/orë
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar organizimin dhe zhvillimit të programit “PAS SHKOLLE”, një veprimtari, që do të zhvillohet jashtë orarit mësimor të......
“VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE”, qeveria shpall zonën e lirë 885.500 metra katrore me 1 euro
Në mbledhjen e saj të sotme Qeveria ka shpallur ndërtimin e një zone të lirë të zhvillimit ekonomik në Vlorë. Me emrin “VLORË TEDA/RAMS FREE ZONE” zona do të......
Nga pezullimi i ndërtimit në zona turistike tek njohja e lejeve të drejtimit me Italinë, dalin Vendimet e Qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar të plota vendimet dhe projektligjet që janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas njoftimit zyrtar Këshilli i......
Varianti alternativ, PD për reformën territoriale: Shqipëria ndahet në 6 rajone dhe 100 bashki
Pas publikimit të versionit zyrtar të Partisë Socialiste për ndarjen territorial, drafti I të cilës është dërguar në Kuvend, Partia Demokratike publikoi......

