Shqipëria çel Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE

Shqipëria ka çelur sot Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE. Pas takimit të delegacioneve, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, Marie Bjerre, dolën në një konferencë për mediat.
Marta Kos në fjalën e saj u shpreh se “sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Shqipërinë, që përmbyll, ose hap grupkapitujt, por edhe për BE. Sepse sot tregon se BE tregon se ofron rezultatet dhe mund të mbështetemi tek Shqipëria për të ardhmen. Ky sukses nuk do të ishte i mundur pa angazhimin e patundur politik të Shqipërisë dhe nga angazhimi i fortë i të gjitha shteteve anëtare për të mbështetur ecurinë e Shqipërisë.
Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipëtrinë në BE. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e të gjithë grupkapitujve është një sukses i jashtëzakonshëm, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi juaj do të përcaktohet se samirë dhe sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin europian. Tani është momenti për të përshpejtuar”.
Ndërsa, kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Unë besoj se i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, na bëri më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Ja ku jemi sot këtu, me atë që ishte vetëm ëndërr vetëm një vit më parë. Tani është një plan pune për të cilin duhet të punojmë në jetën tonë të përditshme. Dua të falenderoj me gjithë zemër Marinë dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalëve të presidencës me vepra dhe Marta që është kampione e procesit të integrimit të Shqipërisë.
Jam absolutisht i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe nga mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit të Europës po merr. o bëjmë gjithka që kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, disiplinë, që ky process i përbashkët që po e ndërtojmë gur pas guri mepartnerët tanë, të mos ndalojë. Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë, madje me një ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, apo pikëpamje politike, por përfaqësojmë një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE dhe anëtarësimin në BE. Më shumë se 90% e qytetarëve tanë. Dua të shtoj se qoftë mënyra e fortë dhe ajo e butë me të cilën jemi përballur na mësoi një gjë shumë të rëndësishme: Kurrë mos merr asgjë të mirëqenë në Bruksel”.
Edi Rama në Bruksel për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e hënë, më 17 nëntor do të......
Parashikimi, priten reshje të shumta në basenin e Drinit, KESH monitorim në kohë reale
Parashikimet hidrometeorologjike tregojnë për një situatë të përkeqësuar atmosferike në basenin e lumit Drin gjatë datave 17 - 23 nëntor, me reshje intensive......
ERE, strategji për kursimin e energjisë/ Masa, pas kërkesave të Kuvendit për adresimin e çështjeve me interes për konsumatorët
Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë një “Strategji për ndërgjegjësimin mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative, 2025–2030”.......
Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë
Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë......
Në kredi në euro apo lekë, ku paguan më pak interes? Raporti i BSH: Huamarrja u bë më e lirë në tremujorin e tretë të vitit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, bankat në Shqipëri kanë ulur interesat për shumë lloje kredish në lekë. Kjo do të thotë se marrja e një kredie është bërë......
Ministri i Bujqësisë inspekton Kallasën/ Salla: Dy kaskada mbrojtëse për 850 ha tokë bujqësore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më......
Fondi për digat, 132.5 mln lekë/ Rehabilitim për të parandaluar fatkeqësi natyrore, thirrja për projekte hapet brenda nëntorit
Rreth 132.5 mln lekë është buxheti i planifikuar për vitin 2026 për rehabilitimin e digave në të gjithë vendin. Fondi është pjesë e programit “Emergjencat......
Buxheti 2026, Rama pensionistëve: Mos u shqetësoni, bonusi i fundvitit nuk do ju mungojë!
Buxheti i Vitit 2026 ka përparësinë kryesore pensionistët. Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e njësisë bashkiake numër 3 në......





