Shqipëria Postuar më 26 Mars 2025, 10:36

Shqipëria, burim të ardhurash për të huajt - Rritja e fuqisë punëtore dyfishuan të ardhurat në 5 vite

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria, burim të ardhurash për të huajt - Rritja e

Eksperimenti i huazimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta, i lidhur me shpërndarjen e dividentëve për individë që kanë investuar në Shqipëri, ka bërë që të ardhurat e jorezidentëve në vendin tonë të arrijnë nivele rekord gjatë vitit të kaluar. 

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit 2024, të huajt përfituan rreth 1.15 miliardë euro nga pagat dhe shpërndarja e dividentëve, pra kthimi i një pjese të fitimit për pronarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. 

Kjo shumë është thuajse dyfishi krahasuar me pesë vite më parë, kur gjatë periudhës së pandemisë të ardhurat e jorezidentëve nuk kalonin 556 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, aktualisht në vend punojnë rreth 13 mijë të huaj – një shifër në rritje të vazhdueshme falë përpjekjeve për të tërhequr punonjës nga vendet e treta, kryesisht në sektorin e manifakturës dhe turizmit.

Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina dhe Ukraina.

Ndërkohë, edhe shqiptarët që punojnë ose investojnë jashtë vendit kanë regjistruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave. 

Sipas Bankës së Shqipërisë, në harkun e pesë viteve, të ardhurat e tyre nga pagat dhe investimet në vendet pritëse janë gati trefishuar, duke përbërë një tjetër rekord pozitiv për ekonominë shqiptare.



Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme
Shqipëria 26 Mars Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan ka pasur një rritje të lehtë të vlerës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 91.2 lekë dhe është shitur me 92.3 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video