Shqipëria “blindohet” ndaj gripit të shpendëve e “gjuhës blu” - Ministria e Bujqësisë ndalon importet nga 16 shtete evropiane
Shqipëria rrezikon të preket nga një tjetër epidemi të gripit të shpendëve, për shkak se kjo sëmundje po prek një pjesë të madhe të shteteve evropiane. Për këtë arsye po merren masa që të parandalohet infektimi i mundshëm i shpendëve në vendin tonë.
Ministria e Bujqësisë, përmes urdhrave të posaçëm ka marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në shtetin e Bullgarisë; Italisë; Polonisë, Hungarisë; Sllovakisë; Çekisë; Suedisë.
Masat përfshijnë ndalimin e importit, e tranzitimit nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë, të: shpendëve të gjallë shtëpiakë; zogjve 24- orësh; shpendëve dekorativë; materialit biologjik të shpendëve; vezëve të shpendëve; mishit të shpendëve të patrajtuar termikisht; nënprodukteve të shpendëve të patrajtuar termikisht.
Sektori i mbarështimit të shpendëve dhe prodhimit të vezëve mori një goditje të madhe në vitin 2022 nga sëmundja e influencës aviare, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve ku u shfarosën më shumë se 250 mijë krerë dhe stabilimentet shkuan thuajse në zero. Dhe pas nisjes së rimëkëmbjes, prekja e vendit nga gripi i shpendëve do të ishte fatal për industrinë.
Sipas të dhënave nga INSTAT, në vitin 2023 numri i pulave në Shqipëri regjistrohet në 4.8 milionë krerë dhe numri i vezëve në 894 milionë kokrra.
Po ashtu, njëkohësisht Ministria e Bujqësisë ka marrë masa për tu mbrojtur nga sëmundja e lisë së dhenve dhe dhive të shfaqur në Greqi, Turqi, Bullgari. Dhe në këtë rast masat përfshijnë ndalimin e importit dhe tranzitimit për në territorin e Republikës së Shqipërisë të të gjitha kafshëve të gjalla të llojit të dhirta dhe të leshta, materialit biologjik dhe nënprodukteve të kafshëve të llojit të dhirta dhe të leshta.
Masa të njëjta janë marrë edhe për mbrojtjen ndaj sëmundjes së gjuhës blu të shfaqur në Suedi, Danimarkë, Portugali, Austri, Holandë dhe Spanjë.
Sondazh

Projeksionet, Donald Trump pranë fitores - Mediat amerikane: Mund Kamala Harris për t’u bërë presidenti i 47-të i SHBA
Projeksionet e fundit të mediave amerikane, tregojnë se ish-Presidenti Trump ka mundur zv/presidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë......

Fitorja e Trump, goditje për botëkuptimin “woke”/ Rezultati i zgjedhjeve thekson nevojën për ndryshime në politikën amerikane
Fitorja e madhe zgjedhore e Donald Trump është një mohim i Partisë Demokratike, Joe Biden dhe Kamala Harris dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta parë atë.......

“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme” / Kryeministri Edi Rama, mesazh për zgjedhjen e presidentit të 47-të të SHBA
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, nëpermjet rrjeteve sociale ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA. “Ishte një nder i......

Donald Trump fiton zgjedhjet/ Mediat amerikane: Mund Kamala Harris për t’u bërë presidenti i 47-të i SHBA
Rezultatet tregojn se ish-Presidenti Trump ka mundur zv/presidenten Kamala Harris në një fitore mahnitëse, duke i dhënë atij një mandat të dytë në Shtëpinë e......

Cili është qëndrimi i Trump dhe Harris përballë tregut të kriptomonedhave?!
Nga premtimet e Donald Trump për një rezervë kombëtare Bitcoin deri tek mbështetja e Kamala Harris për një kuadër rregullator për asetet dixhitale, dy......

Cilat vende do të ndikohen më shumë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA?!
Bota po i shikon me shumë vëmendje zgjedhjet presidenciale në SHBA ndërsa votuesit shkojnë në qendrat e votimit të martën, por për disa vende vota është......

Qeveria e Gjermanisë është në prag të kolapsit - Ja çfarë mund të ndodhë tani!
Koalicioni qeverisës i Gjermanisë ka qenë prej kohësh në terren të lëkundur, mes ndarjeve në rritje mbi politikat ekonomike dhe buxhetore midis tre partive......

Ekonomia, e “mjegulluar” në prag të zgjedhjeve - Harris dhe Trump ofrojnë vizione të ndryshme duke krijuar pasiguri në treg
Një mjegull e dendur që turbullon ekonominë amerikane mund të pastrohet së shpejti. Sipas sondazheve dhe komenteve nga drejtuesit e korporatave, për muaj të......