Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane - Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë
Kryeministri vendit Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti.
Ai është shprehur se tashmë, për herë të parë në këto shifra, 250 mln dollarë do të shërbejnë për ndërmarrjet e vogla të mesme në bujqësi.
“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.
Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj.
E dyta Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla të mesme, me fokus kryesorë tek bujqësia, 250 mln euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga qeveria këtë linjë financimi edhe me garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta”, ka deklaruar Rama.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota pozitive duke u blerë sot me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98 lekë dhe shitet me......

WEF paralajmëron: Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë më të mëdha se pandemia Covid-19!
Kostot ekonomike të fragmentimit global mund të jenë potencialisht më shumë se pandemia Covid-19, si dhe kriza globale financiare (GFC) e 2008-ës, sipas......

Sa shpenzuan “fqinjët” në Shqipëri gjatë sezonit turistik? Maqedonia e Veriut më “dorëlëshuar”, Serbia renditet në fund të listës
Industria e turizmit në Shqipëri ka përjetuar ditët më të mira përgjatë vitit 2024, duke kontribuar ndjeshëm në ekonomi. Pritshmëritë janë që ky sektor të......

Kriza e patates në Europë - Fermerët heqin dorë nga rritja e tyre si pasojë e rritjes së kostos!
Prodhimi i patates në Rumani vazhdon të bjerë, pasi kostot e farës janë dyfishuar vitet e fundit dhe puna është bërë gjithnjë e më e shtrenjtë dhe e vështirë......

Programi i BSH, SME-të 25 mln kredi me interes të ulët - Erald Themeli: Fondi total në dispozicion është 25 miliardë lekë
Bizneset e vogla dhe të mesme do të mund të marrin deri në 25 milionë lekë kredi me norma shumë të ulta interesi. Kjo lehtësi është pjesë e programit për......

Financat e gjelbërta, Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve
Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve, me qëllim zhvillimin e financave të gjelbra. Kjo marrëveshje do të......

Pse perandoritë Apple dhe Google po përballen me hetime antitrust në Mbretërinë e Bashkuar?!
Rregullatori i konkurrencës në Britani të enjten nisi një hetim mbi ekosistemet e mëdha celulare të Apple dhe Google për të përcaktuar nëse titanët e......

Gjigantët botërorë të teknologjisë më me vlerë - Brand Finance publikon raportin e saj Global 500
Kompanitë e teknologjisë vazhduan të jenë disa nga markat më të vlefshme në botë këtë vit, të nxitura nga besnikëria e vazhdueshme e markës, si dhe nga......