Shqipëria avancon në rrugën drejt BEsë - Gonxhja: Hapen grup-kapitujt 2 dhe 3 të negociatave!
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria po avancon në rrugën drejt Bashkimit Europian me hapjen e grup-kapitujve 2 dhe 3 të negociatave, të cilët janë thelbësorë për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun europian.
Sipas ministrit nga 17 kapituj negociatash, ministria që ai drejton udhëheq bisedimet në 10 prej tyre, duke luajtur një rol kyç në këtë proces.
Ai njoftoi se “Grup-kapitulli 2 – Tregu i Përbashkët, përfshin 9 kapituj, nga të cilët 7 udhëhiqen nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke adresuar çështje të rëndësishme për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punës. Grup-kapitulli 3 – Konkurrueshmëria, përbëhet nga 8 kapituj, ku 3 prej tyre udhëhiqen nga e njëjta ministri, me fokus në politikat e konkurrencës, ndihmën shtetërore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë.”
Gonxhja theksoi gjithashtu se angazhimi për reforma strukturore dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së po intensifikohet, duke e sjellë Shqipërinë më pranë integrimit europian.
Sondazh

Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit – Rama: Gati në mars!
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy” deklaroi sot se në mars do të jetë gati tuneli i Murrizit......

Dhurohen 1000 karrige me rrota për para-tetraplegjikët - Samir Mane: Jam i sigurt që ky është vetëm hapi i parë
Në Tiranë, në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, Fondacioni Mane dhe Fondacioni “Fundjava Ndryshe” startuan nismën për të shpërndarë 1000 karrige me rrota......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiane është blerë sot me 98.9 lekë dhe është shitur me 99.6 lekë duke fituar pikë nga dje teksa e ka nisur ditën në rritje sipas kursit të......

Hapet thirrja për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, Rama: Afati për dorëzimin e dokumentacionit, 31 mars 2025
Forcat e Armatosura kanë hapur thirrjen për rekrutimin e ushtarëve dhe detarëve të rinj. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Rama, i cili nëpërmjet......

‘Paketa e Maleve’, KQZ lejon vijimin e procedurës parlamentare për miratimin e projektligjit
Procedura parlamentare për miratimin e projektligjit "Për Paketën e Maleve" do të rinisë. Vendimin e ka marrë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë......

Ministri Hasani, vizitë zyrtare në Kuvajt: Shqipëria, potencial të lartë për investimet kuvajtiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy-ditore në Kuvajt. Vizitën e ka nisur me një takim produktiv......

“Në verë preferohet autobusi”-Zani: Biletat low-cost të kompanive ajrore rrisin konkurrencën
Edhe pse numri i hyrjeve nga Shqipëria në pikat kufitare tokësore greke u ul gjatë vitit të kaluar, në tre muajt e verës pati një rritje të lehtë. Nga ana......

Rrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të nënstacionit Tirana 1
Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi po rikonstruktohet me qëllim fuqizimin e tij. Gjatë një inspektimi, Zëvendëskryeministrja, njëherësh......