“Shqipëria, arkitekturë funksionale për transparencën” - Rama: Shpifja dënohet penalisht, por do të heqim aspektin penal për gazetarët

U zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, e cila shërbeu si një platformë kombëtare dialogu mbi sfidat e transparencës institucionale në kuadër të procesit të integrimit evropian, duke vënë theksin në rolin mbikëqyrës të Komisionerit, përgjegjësinë e institucioneve publike dhe forcimin e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria ka tashmë një arkitekturë funksionale dhe të qëndrueshme për transparencën.
“Nuk dua të hyj në të thella se pastaj na thyhet gota nëqoftëse do flas unë në këtë rast për çfarë ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe me këto pretendime të tjera, por dua të them që në ndërkohë ne kemi marrë dhe një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh, që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në gjithë këto vite, as nuk ka pasur në fakt padi për gazetaret sepse i kemi ndaluar të gjithë paditë prej shumë vitesh, por kjo nuk shënohet në arsyet për tu ndjerë të lirë dhe për tu ndjerë me krahë të lehtë në punën e gotës gjysmë bosh, gjithsesi ne do ta bëjmë dhe këtë hap tjetër. Një hap që shkon në drejtim të relaksimit të mëtejshëm të situatës së gazetarëve në tërësi edhe pse unë personalisht nuk besoj se këtu problem është liria e shprehjes, këtu problem është në fakt liria e shpifjes, por thashë kjo është temë jo për këtë tryezë dhe nuk dua të thyej gotën tani.”
Ndërkohë, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, theksoi se transparenca përbën një nga shtyllat themelore të qeverisjes së mirë dhe është një element thelbësor për ndërtimin e besimit mes institucioneve dhe publikut.
“Transparenca përbën një shtyllat themelore të një qeverisje të mirë, është një e drejtë kushtetuese për shtetasit, një detyrim për zyrtarët publikë dhe një kulturë pune që nxit integritetin në çdo hallkë të administratës publike. Raporti i Komisionit Europian 2025 thekson se ligji për të drejtën e informimit është në përputhje me standardet e BE-së, por zbatimi i saj në praktikë është ende i paqendrueshëm.”
Jo vetëm pritëse, por Shqipëria edhe eksportuese kapitali - BSH: Që nga 2021, pesëfishim i investimeve direkte të bizneseve tona jashtë vendit
Jo vetëm të huajt po investojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët jashtë vendit. Gjatë 5 viteve të fundit, bizneset shqiptare kanë shtrirë ndjeshëm investimet......
Rritet volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë/ Hidrokarburet dhe artikujt jo-ushqimorë nxisin zgjerimin vjetor me 6%
Shitjet në dyqanet dhe tregjet e Shqipërisë po rriten me ritme të qëndrueshme këtë vit, edhe pse zgjerimi duket se ka ngadalësuar pak hapin. Indeksi i......
Trump padit BBC - Kërkon 10 miliardë dollarë dëmshpërblim pas dokumentarit “polemizues”
Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur BBC-në në gjykatën federale të Majamit për shpifje, duke kërkuar 10 miliardë dollarë dëmshpërblim. Padia civile......
Program Kombëtar për Parandalimin e Mbetjeve - Dokumenti: Nga shpërdorimi i ushqimit, te kompostimi në banesë. Skema tarifimi sipas sasisë
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve, një dokument strategjik që synon uljen e......
Shërbimet, motor i rritjes ekonomike/ Zgjerimi në tremujorin e tretë u nxit pasuritë e paluajtshme dhe turizmi
Sektori i shërbimeve vijon tendencën pozitive në tremujorin e tretë të vitit 2025, duke shënuar rritje si në shitjet neto, ashtu edhe në punësim dhe paga,......
Paratë nga emigrantët shkojnë për konsum/ 90% e remitancave përdoren për nevoja bazë, investimet mbeten minimale
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të reja mbi emigracionin ndërkombëtar në Shqipëri për vitin 2024. Ndër treguesit kryesorë të këtij publikimi......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pësuar luhatje të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 81.6 lekë dhe duke u shitur me 82.6 lekë sipas kursit të këmbimit......
BQE paralajmëron Italinë - “Masat e buxhetit mund të dëmtojnë bankat dhe kreditimin”
Masat e parashikuara në buxhetin e Italisë për vitin 2026 mund të kenë “pasoja negative” për likuiditetin e bankave, tha Banka Qendrore Evropiane (BQE).......





