Shqipëria apo rajoni, ku është më i luhatshëm tregu i pronave? Çmimet janë rritur me ritme më të shpejta se në vendet fqinje

Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po shfaq një nivel më të lartë paqëndrueshmërie krahasuar me tregje më të konsoliduara si Greqia dhe Kroacia, por të ngjashëm me vende në zhvillim si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Madhësia relativisht e vogël e tregut shqiptar e bën atë më të ndjeshëm ndaj luhatjeve në investimet e huaja dhe flukset turistike, faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në kërkesë dhe çmime.
Gjatë dekadës së fundit, rritja e çmimeve ka qenë e fortë. Në Tiranë, apartamentet janë rritur nga rreth 800–1,000 euro për metër katror në vitin 2015 në 2,300–2,700 euro për metër katror në vitin 2025, duke trefishuar vlerën në një dekadë. Në krahasim, tregje më të pjekura si bregdeti i Kroacisë kanë regjistruar rritje më të qëndrueshme, rreth 40%–60% në të njëjtën periudhë. Nga ana tjetër çmimet e pronave në Greqi u rritën me rreth 7% në të gjithë vendin gjatë 12 muajve të fundit që përfunduan në janar 2026, duke vazhduar trendin rritës që ka karakterizuar tregun grek që nga viti 2018. Çmimet e pronave në Mal të Zi gjithashtu u rritën me afërsisht 20% gjatë 12 muajve të fundit, bazuar në statistikat zyrtare që krahasojnë tremujorin e tretë të vitit 2024 me tremujorin e tretë të vitit 2025.
Analizat e bazuara në të dhënat e BIS, Eurostat dhe Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë tregojnë se Shqipëria ka përjetuar luhatje më të theksuara ciklike. Megjithatë, tregu ka dëshmuar një rezistencë të moderuar gjatë krizave. Në periudhën e krizës financiare globale 2008–2012, çmimet ranë rreth 10%–20% në terma nominalë dhe iu deshën 5–7 vite për t’u rikthyer në nivelet para krizës.
Historikisht, zonat që kanë ruajtur më mirë vlerën gjatë rënieve kanë qenë apartamentet në qendër të Tiranës, veçanërisht në zona si Blloku dhe pranë Sheshit Skënderbej, si edhe pronat buzë detit në Sarandë. Këto zona përfitojnë nga kërkesa e vazhdueshme si nga blerës vendas, ashtu edhe nga investitorë të huaj, duke i bërë më elastike në kohë pasigurie ekonomike.
50 mln euro investim në HEC-in e Fierzës - Bilali: Ndërhyrjet mundësojnë 30 vjet operim shtesë për hidrocentralin
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme......
Hapet për qarkullimin rruga Prrenjas-Librazhd
Në orët e mesditës është hapur për qarkullimin rruga që lidh Prrenjasin me Librazhdin dhe më tej me zonën juglindore të vendit. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, u......
“Transparencë në burimet e financimit të partive” - Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin në BE
Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi......
Ministria e Jashtme: Shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të Lindjes së Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e......
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri? - Shoqata e Hidrokarbureve: Shtrenjtim 20 lekë/litër brenda 2 ditëve
Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së......
A do të vijojë rritja e çmimit të banesave? Kërkesa mbetet e qëndrueshme për shkak të migrimit dhe “boom”-it të turizmit
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ndikohet nga një kombinim faktorësh demografikë dhe......
Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana synon të bëhet qendër rajonale e teknologjisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me......
Deklarata e re për bizneset, kush duhet ta plotësojë? - Deklarohen të ardhurat personale. Rimbursim për fëmijët, afati deri më 31 mars
Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi deklarohen përmes deklaratës së re TAPB (Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi) e cila......


