“Shqipëria, 26 pagesa elektronike për frymë në vit” - Bregu: Detyrimi i bizneseve për t'u pajisur me POS, të shoqërohet edhe me lehtësira tatimore

Një shqiptar kryen mesatarisht 26 pagesa pa para në dorë përmes llogarisë së tij përgjatë një viti. Kështu është shprehur Drejtoresha e Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, Ledia Bregu, në një takim të përbashkët me INNVEST dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku ndër të tjera theksoi se nuk janë të pakta ato llogari që përdoren vetëm për përfitime sociale dhe pastaj mbyllen.
“Nga 2018 që ka qenë rreth 4.3 pagesa cashless për llogari, aktualisht ne jemi mbi 26 cashless payment për capita, pra një llogari, një individ në një vit bën të paktën mesatarisht 26 pagesa elektronike. Është ende shumë e ulët krahasimisht me Evropën që duhet të jetë diku te mbi 50, 80, varet, është ende shumë e ulët, por është një kapërcim goxha i madh i viteve të fundit”, tha Bregu.
Ndërkohë, Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu tha se nisma që i detyron bizneset në hoteleri, turizëm dhe transport, të pajisen me një terminal POS, duhet të shoqërohet me ulje të kostove të pagesave digjitale.
“Patjetër që neve po na vizitojnë shumë qytetarë nga shumë shtete të ndryshme, që sigurisht kanë monedha lokale të ndryshme, kanë të ardhura në monedha të ndryshme dhe rrjedhimisht është shumë e rëndësishme për ta që të kenë një farë lehtësimi të pagesave. Nëse ne do të duam që të ketë sukses kjo iniciativë, është shumë e rëndësishme që kostot e pagesave digjitale të jenë më të ulëta se pagesa cash”, u shpreh ai.
Banka e Shqipërisë ndërhyn me interchange fee për të mbuluar një pjesë të kostos së pagesave elektronike për tregtarin, por detyrimi për t'u pajisur me terminal POS, duhet të shoqërohet edhe me lehtësime tatimore apo taksash. Këto lehtësime sjellin fillimisht kosto për buxhetin, por që përkthehen më vonë në përftime për shkak të formalizimit. Kjo nënkupton se do të ketë më tepër SME të formalizuara që do të kryejnë më shumë pagesa elektronike dhe derdhin më shumë taksa në buxhet.
“Në cashless strategy, ju nuk do të gjeni incentivime tatimore apo taksash, të cilat mund të ishin shumë të mira. Ka studime që tregojnë se praktikisht, reduktimi i shadow economy është shumë i volitshëm, mund të jetë shumë efektiv për ata tregtarë që një pjesë të volumit të pagesave mujore e bëjnë me pagesa elektronike”, theksoi Ledia Bregu.
Për t'i ofruar tregut më tepër alternativa dhe nxitur konkurrencën, Banka e Shqipërisë po punon edhe për zbatimin e sistemit të pagesave të menjëhershme (instant payment), ku pagesat në dyqane do të mund të kryhen përmes skanimit të një QR kodi me telefon.
Kosova mban ritmin e eksporteve shqiptare/ Rritje e fortë edhe me Maqedoninë e Veriut në tre muajt e parë të vitit
Tremujori i parë i vitit 2026 ka sjellë një panoramë të përzier për shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e rajonit, ku vihet re një rritje e ndjeshme......
Kryeministri Rama në Athinë, takim me Micotaqis - “Këtë vit marrëveshje partneriteti strategjik me Greqinë”
Kryeministri Edi rama është për një vizitë në Greqi dhe sot paradite është pritur nga homologu grek Mitsotakis. Në një postim të shpërndarë në rrjetet......
Gratë dominojnë shërbimin civil/ Nëpunësit civilë mbi 40 vjeç mesatarisht, më e moshuar administrata vendore
Gratë vijojnë të dominojnë shërbimin civil në Shqipëri, duke përbërë shumicën e punonjësve në të gjitha kategoritë e institucioneve, me përqindjen më të......
Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163 shtetesh, vendi ynë konsiderohet një zgjedhje e sigurt për udhëtarët e pavarur
Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur. Ky......
Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës, gazoili shkon në 202 lekë/litër
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën......
Taksat, 10 milionë euro shtesë nga pagat dhe qiratë - 3 mujori/ Buxheti arkëtoi 218 milionë euro, shifër rekord në 10 vite
Në tre muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshime të dukshme në......
Nivel rekord emigrimi në BE, 64.2 milionë në 2025 - Gati 8,000 njerëz vdiqën në rrugët e migrimit vitin e kaluar
Numri i emigrantëve që banojnë në Bashkimin Evropian u ngjit në një nivel rekord prej 64.2 milionësh në vitin 2025, rreth 2.1 milionë më shumë se një vit më......
Itali, Meloni bonuse për riatdhesimin e emigrantëve - Jepen 1.2 milion euro për avokatët që kryejnë procedurat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të martën se qeveria e saj ishte e përgatitur të bënte ndryshime në një plan të kontestuar që ofronte shpërblime......


