Shqipëria 2030, Rama në Berat: Synojmë të heqim paranë fizike, çlirojmë ekonominë nga "ferrat"
Shqipëria synon që deri në fund të kesaj dekade, të heqë nga qarkullimi paranë fizike. Ky ishte njëri nga objektivat që kryeministri Edi Rama e theksoi në mbyllje të takimit me inovatorët dhe specialistët e teknologjisë që u mbajt në Berat.
"Ajo që mbeti pa u thënë me sa unë pashë, është që ne kemi edhe një ambicie tjetër, që deri në fund të kësaj dekade, Shqipëria të jetë “cashless”, pra që i gjithë ndërveprimi dhe të gjitha transaksionet financiare të jenë digjitale. Për këtë na duhet sforco e madhe, na duhet goxha sensibilizim, teknologjia nuk mungon, ka nevojë për të tu “upskill”-ur, por nuk mungon dhe besoj që nëse do të dimë ta bëjmë si duhet vizatimin e rrugës që do të ecim, kjo është plotësisht e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në të gjithë jetën e përditshme", tha Rama.
Në tryezat e bisedimit me qeverisë dhe sipërmarrjes private është rënë dakord që të hartohet një marrëveshje bashkëpunimi e cila do të hartohet nga vetë sipërmarrjet e teknologjisë për tu kthyer në plan punë pas miratimit në parliament.
"Dhe e fundit që kam, është që do t’ju lutesha shumë që në atë dokumentin që do përgatisni të jeni sa më të lirë dhe sa më kreativë, pra nuk do vendosur limit. Në fund të ditës ja ku na keni ne për t’i vënë kufijtë, për të thënë ‘’kjo s’bëhet; këtë s’na lë ky, këtë s’na lë ai; këtu Europa, këtu Kombet e Bashkuara”, etj, por është shumë e rëndësishme që ju të shkrini gjithë telat e fantazisë tuaj duke patur parasysh natyrisht dhe eksperienca të cilat i keni njohur në ndërveprimet tuaja me botën jashtë, duke pasur parasysh dhe çfarë mund të bëni në pikëpamje të “research”-it në tema të caktuara edhe pastaj ne do ulemi, do diskutojmë bashkërisht dhe do jemi shumë të drejtpërdrejtë për t’ju thënë; ‘’këtu mund të ecim me këtë shpejtësi, këtu duhet të jemi realistë që nuk ecim dot për momentin e kështu me radhë’’, por ama ta kemi një program ambicioz për Shqipërinë 2030 në aspektin e AI sepse siç ramë të gjithë dakord, aty është edhe si të thuash ‘’goli’’ në këtë lojë", u shpreh kreu i Qeverisë.
Në takimin njëditor ka patur edhe propozime konkrete nga aktorët e fushës së teknologjisë, të cilët veç financimeve kanë ftuar qeverinë të bëhet pjesë e këtij biznesi për ti dhënë atij sa më shumë besim.
Në bashkëbisedimin qeveri-biznes nuk munguan as propozimet për projekte dhe start up-e të cilat synojnë tregun global, bazuar edhe në përvojët e deritanishme.

Siguria në sezonin turistik/ Proda: Patrullime shqiptaro-italiane në zonën bregdetare të Durrësit!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti zhvilluan sot një vizitë në......

“Shot / Reverse Shot” tek GOCAT: Kur fotografia kthehet në dialog - Një ekspozitë që nuk të kërkon të shikosh, por të ndalesh. Të reflektosh. Të kujtosh.
Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, “Shot / Reverse Shot” sjell një bashkëbisedim përmes fotografisë, mes një kohe që duket e largët dhe një Shqipërie që......

Pensionet me Italinë/ Firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve!
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e INPS, firmosën sot në Tiranë marrëveshjen teknike për......

Traktati i Komunitetit të Energjisë - Balluku: Udhërrëfyes për Shqipërinë në përafrimin me BE-në
Zv. Kryeministrja, njëkohësisht Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë,......

“Teknologjia si shtyllë e integrimit në BE” - Rama: Të krijojmë Këshillin për arritjet e zhvillimi të inovacionit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Sipas kryemnistrit Rama, duhet të gjykohet krijimi i një......

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni” - Apeli i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për tregtarët e pakicës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve......

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë Saudite kanë rritjen më të lartë të importeve në gjysmën e vitit
Importet shqiptare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë reflektuar lëvizjet e rëndësishme në strukturën e partnerëve kryesorë dhe mallrave të......

Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e Forcave të Armatosura!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë......