Shqipëria Postuar më 29 Mars 2025, 11:11

"Shqipëria 2030" - Kryeministri Edi Rama shpalos programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme

Nga Scan TV

"Shqipëria 2030" - Kryeministri Edi Rama shpalos programin

Rama e nisi prezantimin me përpjekjet për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Sipas Ramës Plani i Rritjes, nisi nga takimet bilaterale në Tiranë.
“Luftuam për të hapur negociatat. Kemi plan të dakordësuar me BE për t’i mbyllur negociatat për 2 vjet. Synojmë në anëtarësohemi brenda këtij mandati.
Pasaporta europiane është ambicie që deri pak vite më parë do dukej çmenduri ta kishim deri në mandatin e katërt”, - tha Rama.

"Me pasaportën e BE-së vajzat dhe djemtë do të studiojnë njësoj si të rinjtë evropianë, me të njëtat tarifa dhe të drejta. Me pasaportën e BE do të mund të punojnë pa leje pune, kudo nga Madridi në Varshavë, duke gëzuar të njëtat të drejta, si spanjollët, portugezët, gjermanët. Duke fituar kartën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Me pasaportën e BE-së do bëhet shumë e lehtë hyrja pa viza në shumë vende të BE-së, edhe për të punuar në këto vende."

 

Sipas Ramës, BE-ja është edhe një çështje e sigurisë kolektive.
Ai bëri publike një anketë të para 1 muaji mbi popullaritetin e Bashkimit Evropian, që tregojne rritje të ndjeshme të popullaritetit të unionit, ndryshe nga më herët.
“Fillon me 99% dhe popullariteti më i ulët 68%. Kjo tregon se sot BE-ja është garant i sigurisë. Kjon ë një moment kur lufta nuk është më një dokument bardh e zi, por një realitet në dyert e BE-së”, - tha Rama.
Po ashtu, sipas Ramës me hyrjen në BE do të rritet përfitimet financiare. Ai solli rastine Kroacisë, sesi ndryshoi financimi pas anëtarësimit.
“90% grant dhe vetëm 10% kredi sepse në BE hyn në një familje që është e ndarë në 2 pjesë: kontribuesit dhe përfituesit. Kontribuesit janë shtetet e mëdha, që më shumë japin se marrin sepse BE-ja iu duhet. Vendi tjetër, që do të jemi ne, janë më të vegjlit, më të dobtit. Për bujqësinë kemi marrë më pak sesa 200 mln euro në vit, ne do të marrim 300 mln euro në vit vetëm për bujqësinë”, - tha Rama.

"Kemi 3-fishuar të ardhurat për frymë."Paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro. Paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1000, ndërsa në Shqipërinë 2030 do jetë të pakëtn 1200 euro.Në vitin 2013 paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janri 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve, paga minimale do jetë 500 euro. Për mbështetur punonjësit sipërmarësit do jenë të detyruar të rrisin pagat, por ne do ju japim për 18 muaj lehtësi financiare për kontributet mbi 100 euro.

Kemi reduktuar me 40% shkallën e papunësisë.Në vitin 2013 numri I të punësuarve ishte 1.023.000, ndërsa në vitin 2024 arriti 1.327.000. A janë 300 mijë vende pune?Pensoni mesatar kur morëm ishte 86 euro, ndërsa në fund të 2024 ishte 175 euro.Pensioni mesatar për ata që kanë paguar kontributet të jetë 400 euro, ndërkohë që pensioni minimal për gjithë të tjetrët ne do synojmë të shkojë në 200 euro.Kemi nënshkruar marrëveshje për njohjen e pensioneve.

Përmbyllëm marrëveshjen me Italinë, ndërsa brenda mandatit të katërt synojmë të mbyllim marrëveshjen me Greqinë.

Do vijojë 0 taksë për biznesin e vogël.I pandryshuar do të mbetet regjimi i taksave mbi të ardhurat.Risi:
Paqe fiskale me biznesin për një periudhë 3-vjeçare.
15% i tatimit do të paguhet mbi fitimin e përshtatur me normën e rritjes ekonomike. Mbi çdo shumë që do të deklarohet, mbi këtë normë do të paguhet vetëm 5%.Kjo do të shënojë fundin e çdo lloj kontrolli te biznesi.

Paga mesatare e mësuesve është 2-fishuar. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që, në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.
Do investojmë 300 mln euro në strehim. Nga njëra anë për çiftet e reja, për profesionistët që kanë interes të drejtpërdrejtë publik. Kemi nisur me mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe do ta zgjerojmë edhe me profesionistë të tjerë.

Do realizojmë 1000 projekte në bujqësi dhe i dimë me saktësi se ku do ndërhyjmë.

Rama foli edhe për projektet rrugore që pritet të fillojnë gjatë mandatit të katërt.

"Shqipëria 2030" - Kryeministri Edi Rama shpalos programin

 

 

Vijon...

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat