Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2025, 13:17

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve - Bashkëpunim institucional për sigurimet shoqërore

Nga Hamit Yzeiraj

Shqipëria, 16 marrëveshje për njohjen e pensioneve -

Shqipëria ka nënshkruar dhe tashmë zbaton marrëveshje dypalëshe për sigurimet shoqërore me 16 shtete të ndryshme, duke garantuar mbrojtje dhe përfitime për qytetarët që kanë punuar në më shumë se një vend.

Këto marrëveshje ndihmojnë në ruajtjen e të drejtave për pension dhe përfitime të tjera për personat e siguruar që kanë lëvizur mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera, duke siguruar që asnjë periudhë kontributive të mos humbasë dhe që pensionet të përfitohen nga të dyja sistemet përkatëse.

 Ato bazohen në parime të përbashkëta, si trajtimi i barabartë i qytetarëve, përcaktimi i qartë i vendit përgjegjës për sigurimin, ruajtja e të drejtave të fituara, eksportimi i përfitimeve dhe bashkëpunimi administrativ mes institucioneve të vendeve përkatëse.

Aktualisht, këto marrëveshje zbatohen me Turqinë që nga viti 2005, me Belgjikën që nga janari i vitit 2016, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut nga mesi i vitit 2016, Hungarinë nga korriku i po atij viti, me Republikën Çeke nga shkurt 2017, Gjermaninë nga dhjetor 2017 dhe Austrinë nga fundi i vitit 2018. Në vitet e fundit janë shtuar edhe marrëveshjet me Kosovën, Kanadanë, Zvicrën, Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë, ndërsa në vitin 2025 hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi dhe Italinë.

 Kjo e fundit është dhe më e rëndësishmja për shkak se përfitues të kësaj marrëveshjeje priten të jenë rreth 500 mijë shqiptarë, duke qënë dhe ndër ku ka qënë më shumë e fokusuar emigracioni i të rinjve shqiptarë dër vite. Këto marrëveshje janë një garanci për të gjithë ata që kanë punuar e kontribuar në sistemet e sigurimeve shoqërore brenda dhe jashtë vendit, duke u mundësuar atyre që të mos humbin përfitimet e fituara me vite pune.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat