Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 15:57

Shqipëri-Suedi: Projekte të përbashkëta bashkëpunimi në fushën e administrimit tatimor

Nga Edel Strazimiri

Shqipëri-Suedi: Projekte të përbashkëta bashkëpunimi

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Stokholm, në selinë qendrore të Administratës Tatimore suedeze me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm, Katrin Westling Palm.

Binaj tha se, në tryezën e diskutimit me kolegët suedezë, u parashtrua përfshirja në projekte të përbashkët e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ecuria e projektit të bashkëpunimit ishte ndër çështjet kryesore të diskutimit, me fokus në fusha si përdorimi i të dhënave të shkëmbyera me ekipin drejtues të administratës homologe, kontrolli tatimor, menaxhimi i riskut, shërbimi tatimpagues, kultura e integritetit, zhvillimi i proceseve të biznesit, hetimi tatimor dhe mMenaxhimi i borxhit”, u shpreh Binaj.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për vizione, strategji dhe planet për të ardhmen në përpjekjen e përbashkët për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërive respektive.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 18 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......