Shqipëria Postuar më 10 Mars 2025, 14:50

Shqipëri-Suedi/ hasani: Shqipëria e vendosur të përmbushë procesin gjithëpërfshirës drejt BE-së

Nga Edel Strazimiri

Shqipëri-Suedi/ hasani: Shqipëria e vendosur të

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë ministren për Çështjet Europiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Europë.

Hasani gjatë takimit shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë europian,” tha ai.

Ndër të tjera Hasani nënvizoi edhe vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transformuese për t’u përafruar në kohën e duhur me standardet europiane, si dhe rolin e saj si kontribuuese e rregullt në bashkëpunimin, stabilitetin dhe kohezionin e rajonit tonë.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat