Shqipëri-SHBA, forcohet partneriteti në fushën e mbrojtjes - Ministri Vëngu: Prioritet, zhvillimi i kapaciteteve dhe modernizimi i ushtrisë
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zhvilloi një takim në SHBA me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Diskutimet u përqendruan në çështje kyçe për sigurinë dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në funksion të agjendës së NATO-s.
Ministri Vëngu theksoi se në kontekstin ku Qeveria shqiptare po dedikon buxhetin më të konsiderueshëm të dy dekadave të fundit për Mbrojtjen dhe sigurinë, është e rëndësishme të bashkërendohen veprimet me aleatin strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës për modernizim, zhvillim kapacitetesh, misione, mbrojtje kibernetike, dhe dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit.
Në këtë takim, u trajtua dhe financimin nga pala amerikane, për një modernizim gjithëpërfshirës të kapaciteteve të mbrojtjes të forcave tona të armatosura, duke e ndërlidhur me prioritetin e qeverisë shqiptare për rijetëzimin e industrisë ushtarake.
Ndërkohë, 54.8% e buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 shkon për modernizimin dhe rritjen e gatishmërisë operacionale. Investimet janë në disa drejtime; në rinovimin e bazave ushtarake, ndërtimin e bazave të reja, investime në teknologji dhe sidomos investime te forca njerëzore.
Shqipëria ka rritur ndjeshëm investimet në sektorin e mbrojtjes, ku për herë të parë këtë vit janë akorduar fonde që arrijnë nivelin 2,01% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Projeksionet janë që kjo rritje të jetë e përvitshme, ku brenda 10 vitesh synohet të arrihet niveli 2.8% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Plani është që brenda pak vitesh Shqipëria të ketë një ushtri dhe sistem mbrojtje të ngjashëm me atë të NATO-s dhe që i përgjigjet çdo sfide që mund të paraqitet për sigurinë kombëtare të vendit tonë.
Sondazh

Skema e pensioneve, cilat janë rekomandimet e FMN? - “Niveli i pensioneve të reflektojë kontributet, konsideroni skemat private”
Fondi Monetar Ndërkombëtar del në përfundimin se skema e pensioneve në Shqipëri përballet me risqe të shumta që vijnë nga emigracioni, rënia e nivelit të......

Australia propozon një kufi moshe për rrjetet sociale - Cilat vende të tjera po shqyrtojnë kufizime?
Qeveria e Australisë ka prezantuar një projekt-ligj të ri që do t'i ndalojë fëmijët 16 vjeç e poshtë të përdorin mediat sociale, si pjesë e përpjekjeve të......

“BSH përmbushi ambicien kryesore të integrimit” - Ambasadori Gonzato takohet me guvernatorin Sejko: Vlerëson Anëtarësimin në SEPA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim në Bankën e Shqipërisë me Ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri......

Britania raporton shkallën më të lartë të rritjes së emigracionit të përhershëm midis vendeve të OECD!
Emigrimi i përhershëm drejt vendeve të OECD-së është në nivelin më të lartë historik, me 11 vende që shohin shifra rekord të mbërritjeve. Numri i......

Forumi i Biznesit: Investimet e huaja nga Emiratet e Bashkuara në Shqipëri, me rritje të konsiderueshme
Me një rritje të investimeve arabe në Shqipëri, dhe një trend pozitiv të shkëmbimeve tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe, vendi ynë po bëhet gjithnjë e më......

326 euro për një kafe? Ferma skoceze josh investitorët aksione dhe kafeinë!
Një fermë qumështi skoceze po ofron atë që e faturon si filxhanin e kafesë më të shtrenjtë në Mbretërinë e Bashkuar, 272 £ (326 €) për një kafe me krem, një......

Europa përfshihet nga i ftohti polar – Reshje dëbore dhe erëra të acarta parashikohen gjatë fundjavës!
Bora ka filluar të bjerë nëpër pjesë të Europës Qendrore, ndërsa një front i ajrit të ftohtë polar po përfshin gjithë kontinentin. Në Belgjikë, shiu i......

Anëtarësimi në SEPA/ Rama: Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Shqipëria nga prilli Shqipëria do të bëhet zyrtarisht pjesë e SEPA. Në një postim në platformën X, Kreu i......