Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2024, 13:48

Shqipëri-Kosovë, në një Kuvend të përbashkët - Rama: Duam që Republika e Kosovës të njihet një orë e më parë

Nga Diamila Leka

Shqipëri-Kosovë, në një Kuvend të përbashkët

Në Prishtinë u mbajt seanca e përbashkët e dy Kuvendeve, i Shqipërisë dhe i Kosovës. Në këtë seancë ishin të pranishëm 130 deputetë, si dhe Kryeministrat, Edi Rama e Albin Kurti dhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kryeministri Rama theksoi se Shqipëria do që Republika e Kosovës të njihet sa më parë nga më shumë vende , por gjithashtu theksoi se duhet të forcojë lidhjet me SHBA e BE-në aleatët strategjikë që do e çojnë Shqipërinë e Kosovën drejt BE-së .

“Ne duam që Republika e Kosovës tënjihet një orë e më parë …..”

“Në këtë fazë kaq vendimtare Kosova duhet të ngrijë ‘pa afat’ dialogun bilateral me Serbinë, e normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin.”

Gjatë fjalës së saj, Presidentja Osmani u shpreh se kjo seancë e duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, një kujtesë se qëllimi i përbashkët kërkon ambicie edhe më të mëdha.

“Një Shqipëri e fortë do të thotë një Kosovë edhe më e fortë. Një Kosovë më e suksesshme e ngritë edhe më lartë Shqipërinë. Historia nuk do të na gjykojë me dashamirësi nëse nuk e shfrytëzojmë këtë moment për të ndërtuar unitetin dhe harmoninë e domosdoshme. Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve, liderëve institucioneve dhe gjithsecilit qytetarë. Secili prej nesh duhet ta luaj rolin e tij në avancimin e vizionit të shteteve dhe qytetarëve tanë brenda familjeve e kombeve evropiane”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se për shkak të agresionit të Serbisë mbi Kosovën, anëtarësimi i shtetit të Kosovës në NATO është i domosdoshëm.

“Shqiptarët nuk janë fajtorë se janë autoktonë. Ne kemi ndarë 4 milionë euro për Luginën e Preshevës, uroj që këtë shembull ta ndjekë dhe Shqipëria.

Ne në Kosovë na gëzon fakti që Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe kandidate për të qenë në BE. Kosova ka aplikuar për të qenë pjesë e BE, por agresioni serb vazhdon dhe 5 vende të BE nuk na njohin. Ndërsa, NATO është në Kosovë e Kosova nuk është në NATO. 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dha nota falenderimi për Shqipërinë për mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Synojmë të njëjtën familje, Shqipëria ka ecur para në rrugën e integrimit dhe mësimet e saj do jenë të rëndësishme për ne pavarësisht masave absurde që n ai ka vendosur BE. Kosova mbetet kampion i demokracisë në rajon dhe me këtë duhet të krenohemi të gjithë ne si popull. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë aleati më i natyrshëm i vlerave perëndimore në Ballkan, e falënderojmë Shqipërinë që ka qenë e zëshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës, për mbrojtjen e shpejtësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në çdo forum të rëndësishëm të botës dhe që e drejta e Kosovës për mbrojtjen e sovraniteti dhe integritetin, nuk mund të konsideron cenim i fqinjësisë së mirë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë.

“Sot po ngremë në një nivel tjetër atë që etërit tanë e bënë me shumë mund e sakrifica. Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë dhe e anasjelltas. Suksesi i njërës, kusht për tjetrën. Ritmi i njërës kushtëzon edhe tjetrën”.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat