Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2026, 13:24

Shqipëri-Kosovë-Kroaci, 3 stërvitje ushtarake në 2026 - Vengu: Në muajin maj, gati fabrika e uniformave në Babrru

Nga Ledina Elezi

Shqipëri-Kosovë-Kroaci, 3 stërvitje ushtarake në 2026 -

Bashkëpunimi trepalësh në fushën e mbrojtjes, Shqipëri-Kosovë-Kroaci, është në zbatim e sipër, teksa këtë vit janë parashikuar të realizohen 3 stërvitje të përbashkëta ushtarake, 2 në Zagreb dhe 1 në Shqipëri. Këtyre stërvitjeve pritet t'i shtohet edhe një aleat tjetër i madh që është Anglia.

Gjatë takimit më të fundit trepalësh në Mynih, u diskutuan gjithashtu prokurimet e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe elementë të tjerë stëvitorë.

“Është zhvilluar takimi midis 3 shefave të shtabeve, Kroacisë, komandës së FSK dhe Shqipërisë. Në këtë takim u zhvilluan të gjitha detajet mbi planin e bashkëpunimit 3-vjeçar për zhvillimin  e stërvitjeve të përbashkëta trilaterale, po kështu njëkohësisht ramë dakord që të ftojmë shtetet e tjera të rajonit që të marrin pjesë në këto lloj stërvitjesh. Plani i bashkëpunimit 3-vjeçar konsiston në stërvitje, ndarje eksperiencash. Konkretisht këtë vit do të kemi dy stërvitje në Zagreb dhe një stërvitje do të zhvillohet në Tiranë me Forcat Speciale të 3 shteteve”, tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, për sa i takon industrisë tonë ushtarake, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se në maj do të përfundojë ndërtimi i fabrikës në zonën e Babrrusë që do të prodhojë uniforma për Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit.

“Në prill kemi dronët në Uzinën e Autotraktorëve, në maj përfundon ndërtimi i fabrikës së tekstileve, puna ka filluar për ndërtimin e fabrikës në zonën e Babrrusë për prodhimin e uniformave me produktet e para të porositura, linjat e prodhimit kanë mbërritur dhe janë bërë edhe porositë e para dhe synojmë që të kemi prodhimet fillimisht për Policinë e Shtetit që ka një element të ngutshëm dhe duam ta trajtojmë sa më parë dhe njësitë e veçanta të Forcave të Armatosura”, deklaroi Vengu.

Sipas Ministrit, edhe municionet e para pritet të jenë gati në korrik.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 15 Prill Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan pas rënies së ndjeshme që pësoi ditën e djeshme duket se ka rikuperuar disi në raport me monedhën vendase teksa është blerë sot me 80.7 lekë......