Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për pasuritë e konfiskuara - Xhaja: AAPSK është e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal
Shqipëria dhe Kosova, po hedhin hapa konkretë drejt forcimi të bashkëpunimit në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Shqipëri, priti një delegacion zyrtar nga institucioni homolog i Republikës së Kosovës. Në një vizitë dyditore u përforcua shkëmbimi i përvojave dhe rritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë të rëndësishme.
Takimet mes dy institucioneve u zhvilluan në një frymë bashkëpunuese dhe transparente, ku u diskutuan modelet më të mira për standardizimin e procedurave, rritjen e efikasitetit dhe zhvillimin e formave të reja të ripërdorimit social të aseteve të paligjshme.
Një nga pikat kulmore të vizitës ishte ndalesa në qytetin e Elbasanit, ku delegacioni nga Kosova vizitoi një ndërmarrje sociale të ngritur në një pronë të konfiskuar, tashmë e kthyer në qendër pune dhe përfshirjeje për komunitetin. Projekti përfaqëson shembullin konkret të transformimit të pasurive kriminale në burime zhvillimi për grupet më të ndjeshme të shoqërisë.
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Shqipëri, Risena Xhaja, e cilësoi këtë vizitë si një dëshmi të vullnetit për të bashkëpunuar përtej kufijve.
“Kjo vizitë është dëshmi e qartë se besimi dhe vullneti për të bashkëpunuar në mënyrë institucionale përtej kufijve po jep fryte konkrete. AAPSK është e angazhuar për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal dhe për të përfituar nga praktikat më të mira evropiane. Kemi rënë dakord me AAPSK-në e Kosovës për të nënshkruar së shpejti një marrëveshje të re bashkëpunimi. Rasti i sipërmarrjes sociale në Elbasan tregon se pasuritë e konfiskuara mund të kthehen në motor zhvillimi dhe përfshirjeje për grupet në nevojë.”
Edhe homologu i Agjencisë së Kosovës, Alban Sutaj, vlerësoi përvojën shqiptare si frymëzim për të ndërtuar struktura të qëndrueshme edhe në Kosovë.
“Mësimet dhe modelet që pamë gjatë kësaj vizite, veçanërisht projektet sociale të zhvilluara në prona të konfiskuara, janë frymëzim për të ndërtuar struktura të qëndrueshme edhe në Kosovë. Jemi të përkushtuar që marrëveshja dypalëshe që po përgatitet të jetë një themel i fortë për bashkëpunim të qëndrueshëm.”
Në përmbyllje të vizitës, palët ritheksuan angazhimin për të finalizuar një marrëveshje zyrtare, që përveç shkëmbimit të përvojës dhe praktikave më të mira, do të synojë bashkërendim për çështjet me elemente ndërkufitare dhe mbështetje për zhvillimin e politikave të ripërdorimit social.

Britania synon të shmangë taksën e karbonit të BE-së - Mosarritja e një marrëveshjeje mund t’i kushtojë 1 miliard dollarë
Britania e Madhe do të hasë vështirësi në lidhjen e tregut të saj të karbonit me atë të BE-së në vetëm shtatë muaj, për të shmangur përballjen e kompanive të......

Këto janë pesë profesionet më të kërkuara në pesë vitet e ardhshme!
Një e ardhme pa punëtorë njerëzorë duket e pamundur, të paktën për momentin. Pavarësisht rritjes së teknologjive dixhitale, puna manuale ka të ngjarë të jetë......

Fruthi në Europë: Ku janë rastet më të shumta e një prej sëmundjeve më ngjitëse në botë?
Një nga sëmundjet më ngjitëse në botë po përhapet në Europë. Fruthi ka qenë në rritje për muaj të tërë. Viti i kaluar ishte më i keqi për fruthin në Europë......

Barra tatimore në Evropë - Në cilat vende taksat rriten më shpejt se pagat?
Ndër 27 vendet evropiane të pranishme në raportin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për Pagat Tatimore 2025, shtatë prej tyre regjistruan......

Transaksionet në sportelet e bankës, me rënie - BSH: U realizuan 4.5% më pak veprime gjatë tremujorit të parë
Shqiptarët kanë kryer më pak veprime përmes arkës në degët fizike të bankave gjatë tremujorit të parë të vitit. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë......

Microsoft, 400 milionë USD në Zvicër - Investimet do të shkojnë për zgjerimin e “IA”, infrastrukturën cloud
Microsoft do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër, me paratë që do të shkojnë për zhvillimin e infrastrukturës së saj cloud dhe inteligjencës......

Sezoni turistik, 1.3 mln euro për pastrimin e Sarandës - Projekti ndahet në dy periudha, mbetjet drejt landfillit Bajkal
Saranda përgatitet për sezonin turistik me kontratë të re për pastrimin e qytetit, me një kosto që kap vlerën e 1.3 milionë eurove për një periudhë......

Drejtorët e Doganave të BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen në 12 qershor në Tiranë
Në 12 qershor 2025 në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Dytë e Nivelit të Lartë e Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe......