Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për kërkimin ekonomik, Guvernatori Sejko takim me akademikët e dy vendeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërakademik.
Guvernatori Sejko vlerësoi marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke theksuar kontributin e vyer të komunitetit akademik në hartimin e platformës shkencore të Muzeut të Bankës së Shqipërisë dhe në pasurimin e ekspozitës të tij. Gjithashtu, Guvernatori nënvizoi se edukimi financiar i publikut, nxitja e kërkimit shkencor dhe promovimi i dijes përbëjnë shtylla të rëndësishme të misionit institucional, ku ndërveprimi me akademinë sjell vlera të shtuara dhe ndikim afatgjatë në shoqëri. Sejko theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të kërkimit shkencor në fushat ekonomike dhe financiare, në shkëmbimin e ekspertizës akademike, si dhe në hartimin e iniciativave të përbashkëta për zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin rajonal. Guvernatori u ndal në zhvillimet ekonomike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke evidentuar se të dy vendet paraqesin struktura të ngjashme ekonomike dhe përballen me sfida të përbashkëta në procesin e integrimit evropian. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mbeten elemente kyçe për përshpejtimin e reformave strukturore dhe për forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike. Sejko tha se kordinimi në fushat e politikës monetare, mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe kërkimit ekonomik mund të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e stabilitetit financiar dhe në rritjen e besimit të publikut në sistemet financiare të të dy vendeve tona.
Palët diskutuan gjithashtu mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave dhe publikimeve studimore.
Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në Berlin, në kuadër të ITB......
Buxheti arkëtoi 754.6 miliardë lekë në 2025-ën/ Tatimi mbi pagat dhe TVSH-ja udhëhoqën rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 754.6 miliardë lekë të ardhura gjatë vitit 2025. Të ardhurat totale u realizuan në masën 98 % e planit të periudhës dhe......
Salla: Skema Kombëtare mbështeti mbi 65 mijë fermerë në 2025-ën
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se në vitin 2025 u mbështetën mbi 65 mijë fermerë përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes,......
Shqipëria apo rajoni, ku është më i luhatshëm tregu i pronave? Çmimet janë rritur me ritme më të shpejta se në vendet fqinje
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po shfaq një nivel më të lartë paqëndrueshmërie......
50 mln euro investim në HEC-in e Fierzës - Bilali: Ndërhyrjet mundësojnë 30 vjet operim shtesë për hidrocentralin
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar kredinë 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, një nga veprat më të rëndësishme......
Hapet për qarkullimin rruga Prrenjas-Librazhd
Në orët e mesditës është hapur për qarkullimin rruga që lidh Prrenjasin me Librazhdin dhe më tej me zonën juglindore të vendit. Kreu i ARRSH, Ami Kozeli, u......
“Transparencë në burimet e financimit të partive” - Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin në BE
Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi......
Ministria e Jashtme: Shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të Lindjes së Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e......


