Shqipëri-Izrael/ Balluku: Nga 2 prilli, lidhje direkt përmes fluturimeve të ndërsjella!
Zëvendës kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se duke nisur nga data 2 prill, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella.
“Kjo linjë direkte fluturimi zgjeron mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve që historia i ka lidhur ngushtë prej kohësh,” u shpreh Balluku.
Gjatë vizitës në Izrael, Balluku takoi Dina Ben-Tal Ganancia, drejtore e përgjithshme e kompanisë ajrore kombëtare izraelite ELAL.
“Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të fushave të ndryshme nga sektori turizmit dhe showbiz, me fokus promovimin e vendit tonë si një atraksion turistik më interesant për Europën,” theksoi Balluku.
Sondazh

BE u jep “frymëmarrje” prodhuesve të makinave - “Liron” objektivat e ndotjes, ndërsa shitjet e automjeteve elektrike bien
Prodhuesve evropianë të makinave do t'u jepen dy vjet shtesë për të përmbushur objektivin mjedisor të këtij viti, tha presidentja e Komisionit Evropian,......

Euro sërish në “vend numëro” - BSH: “Ngec” poshtë 100 lekëve. Rimëkëmbja e janarit, sa u shfaq në eksporte?
Që prej janarit, duket se kursi i këmbimit euro-lek nuk po shfaq më shenja përmirësimi. Por, si ka qenë konkretisht ecuria e tij në dy muajt e parë të......

Vendoset në karantinë një pulari - Gripi i shpendëve/ Ministria e Bujqësisë, apel 68 subjekteve të tjera
Ministria e Bujqësisë bën me dije se sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë. Sipas......

Vjedhjet e energjisë bien me 6% - Përmirësohet niveli i humbjeve në rrjetin elektrik, rënie me 1.2%
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë vitit 2024 në raport me një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën......

Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën? - Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje
Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......

Investime të reja për rrugët, urat e sigurinë publike - 10 milionë euro për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Është miratuar lista e projekteve fituese që do të realizohen gjatë vitit 2025 për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore. Vendimi është botuar......

Cilat janë rregullat për përdorimin e rrjeteve sociale për zgjedhje? - Partitë politike shprehin qëndrimet dhe propozojnë ndryshimet
Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, u mbajt seanca publike për të diskutuar mbi projektvendimin “Për rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale dhe medias......

Cilat mallra preken nga tarifat? - Trump “turbullon” tregun dhe nxit reagimet nga partnerët kryesorë
Tarifa shtesë e Shteteve të Bashkuara prej 10% për mallrat kineze i shtohet një takse prej 10% të vendosur nga presidenti Donald Trump më 4 shkurt për krizën......