Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2025, 15:48

Shqipëri-Greqi, partneritet për të ardhmen evropiane të përbashkët - “Integrimi, ekonomia dhe dialogu”, në qendër të vizitës zyrtare të ministrit Hasani

Nga Diamila Leka

Shqipëri-Greqi, partneritet për të ardhmen evropiane të

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis, dhe Presidenti i Republikës Helenike, Constantinos Tassoulas. Kjo vizitë erdhi në një moment kyç për marrëdhëniet dypalëshe, duke konfirmuar vullnetin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe mbështetjen ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratën për shtyp pas takimit me homologun grek, Ministri Hasani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë për stabilitetin rajonal dhe për konsolidimin e vlerave evropiane në rajon. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua procesit të integrimit evropian të Shqipërisë si një prioritet kombëtar, për të cilin Ministri Hasani falënderoi Greqinë për mbështetjen e qëndrueshme dhe konstruktive ndër vite.

Lidhur me çështjet e mbetura dypalëshe, Ministri Hasani vuri theksin te nevoja për trajtim të sinqertë dhe serioz përmes dialogut dhe respektit për të drejtën ndërkombëtare.

Në takimin me Presidentin e Republikës Helenike, u vlerësua dinamika pozitive e marrëdhënieve dhe u nënvizua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Në kuadër të vizitës, Ministri Hasani do të zhvillojë një diskutim me anëtarët e Institutit ELIAMEP, ku do të paraqesë ecurinë e reformave dhe angazhimet e Shqipërisë në kontekstin evropian.Shqipëri-Greqi, partneritet për të ardhmen evropiane të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat