Shqipëri dhe Belgjikë, platformë e përbashkët për emigracionin e paligjshëm - Ministria e Brendshme: Sistem i integruar elektronik për procesin e rikthimeve

Shqipëria dhe Belgjika kanë vënë në funksion një platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin në kohë reale të rasteve të emigracionit të paligjshëm.
Sipas Ministrisë së Brendshme, sistemi i ri synon të përmirësojë shkëmbimin e informacionit, koordinimin ndërinstitucional dhe eficiencën në trajtimin e procedurave që lidhen me emigracionin dhe rikthimet në kohë reale. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional mes dy vendeve.
Platforma përfaqëson një nivel të ri bashkëpunimi dypalësh, duke mundësuar monitorimin e menjëhershëm të rasteve, përditësimin e të dhënave dhe ndjekjen e proceseve administrative në mënyrë të integruar dhe transparente. Sipas njoftimit të bërë të ditur nga Ministria e Brendshme, shkëmbimi i të dhënave mes autoriteteve do të jetë i strukturuar. Ky mekanizëm digjital pritet të reduktojë ndjeshëm vonesat procedurale dhe të rrisë efektivitetin e institucioneve përgjegjëse në të dy vendet. Kjo do të bëjë që proceset të jenë të standardizuara, si dhe do të ulet barra administrative.
Me vënien në funksion të kësaj platforme, Shqipëria pozicionohet ndër vendet e para në Europë që zbaton një sistem të integruar elektronik për trajtimin dhe koordinimin e proceseve të rikthimit të emigrantëve të paligjshëm.
Gjithashtu, përmes këtij mekanizmi, institucionet përgjegjëse në Shqipëri dhe Belgjikë do të kenë akses të drejtpërdrejtë në informacion të saktë dhe të unifikuar, çka përmirëson bashkëpunimin operacional..
Nisma vlerësohet si një shembull i praktikave bashkëkohore në fushën e menaxhimit të migracionit dhe si një hap konkret drejt përmbushjes së standardeve europiane në këtë sektor.
Ky sistem reflekton angazhimin e përbashkët për menaxhimin e qëndrueshëm dhe të kontrolluar të flukseve migratore, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane. Gjithashtu, kjo platformë do të kontribuojë në forcimin e sigurisë, si dhe respektimin e ligjit.
Dollari amerikan vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka rikuperuar lehtshëm pikë këtë mëngjes është dobësuar sërish në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 80.6 lekë dhe......
Maqedoni e Veriut, korrupsioni shihet si sistematik por toleranca publike ndaj tij po rritet
Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit (CAR) 2025 i publikuar së fundmi nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, zbulon se korrupsioni mbetet një......
BYD ngre padi, kërkon rimbursim për tarifat e Trump mbi automjetet në SHBA
Prodhuesi kinez i makinave BYD ka ngritur një padi kundër qeverisë amerikane duke sfiduar përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të përdorur autoritet......
Dorëhiqet Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, pasardhësi në dorë të Macron
Guvernatori i bankës qendrore franceze dha dorëheqjen të hënën, e cila do të hyjë në fuqi në qershor 2026. Ky largim i papritur ndodh afërsisht 18 muaj para......
Në 2025 në Kosovë hynë 1.42 miliard euro nga diaspora, kryesojnë Gjermania dhe Zvicra
Remitancat në Kosovë gjatë vitit 2025 kanë arritur vlerën prej 1.42 miliard eurosh, duke shënuar një rritje prej 4.4% ose rreth 60 milionë euro më shumë......
Kërkesë për 45 vite burg, në Kosovë pati reagime të shumta për procesin në Hagë
Në Kosovë pati sot reagime të shumta pasi Prokuroria në Dhomat e Specializuara në Hagë kërkoi nga 45 vjet burgimpër ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,......
Ministrja Delina Ibrahimaj prezanton Kryeinspektorin e ri të Përgjithshëm, Dashnor Sula
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, prezantoi sot Dashnor Sulën në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, në krye të Inspektoratit......
“Skemë e diferencuar për akcizën e birrës” - Propozimi i Tabakut: Të mbështesim prodhuesit e vegjël
Rikthim i skemës së diferencuar të akcizës për birrën “Made in Albania”, me qëllim mbështetjen e prodhuesve vendas të vegjël dhe rritjen e konkurrueshmërisë......


