Shqipëri-BE, mbahet në Bruksel Konferenca V Ndërqeveritare - Hapet grupkapitulli i ‘Konkurrueshmërisë’
Këtë të enjte mbahet në Bruksel Konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Takimi do të shërbejë për hapjen grupkapitullit të tretë në procesin e negociatave që ka të bëje me "Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse".
Ky grupim i tretë përfaqëson përfshin tetë fusha negocimi që janë:
- Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)
- Kapitulli 16 (Tatimet)
- Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)
- Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)
- Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)
- Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)
- Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)
- Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)
Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.
Ky është grup kapitulli i katërt që hapet në procesin e negocimit. Grupimit i parë, ai themelor u hap më 15 tetor 2024, Grupimi i gjashtë për Marrëdhëniet me Jashtë u hap më 17 Dhjetor 2024, ndërsa Grupimi i dytë, Tregu i Brendshëm, u hap më 14 Prill 2025, gjatë konferencës së katërt ndërqeveritare që u mbajt në Luksemburg.
Ecja me ritëm të përshpejtuar në procesin e negociatave reflekton si përkushtimin e Shqipërisë ndaj reformave, ashtu edhe theksin e ripërtërirë të BE-së mbi zgjerimin si një prioritet strategjik.
Përfundimi me sukses i negociatave pritet të sjellë përmirësime të ndjeshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë, si shërbime publike më të thjeshta dhe transparente, politika tatimore më të drejta të prirura për t'u bërë pjesë e tregut të vetëm të BE-së.
Sondazh

‘Auto-moto Park’, qeveria akordon 3 mln euro shpronësime - Projekti që po ngrihet në Elbasan, ka nisur të zbatohet
Qeveria ka miratuar fondin prej gati 3 mln euro shpronësime për pronat që preken nga realizimi i projektit “Auto-moto Park” në Elbasan. Vendimi i marrë në......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor! - Sa këmbehen sot Euro, Dollari, Franga dhe Paundi?
Dollari amerikan duket se e ka nisur ditën pozitivisht duke rikuperuar disi nga dje teksa është blerë sot me 86.3 lekë dhe është shitur me 87.6 lekë sipas......

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Bosnjë-Heregovinë - Inaugurohet Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Bosnjë-Hercegovinë, ku mbajti takime dypalëshe me përfaqësues të......

Kufij për kreditë e banesave - Vendimi i Bankës së Shqipërisë, në fuqi nga fillimi i qershorit
Kufijtë për kreditë që japin bankat për blerjen e banesave do të hyjnë në fuqi javën e parë të qershorit. Vendimi i Bankës së Shqipërisë, që përcakton......

Gjiganti i kriptove goditet nga një sulm kibernetik - Ndërhyrja digjitale pritet t’i kushtojë Coinbase 400 milionë USD
Kompania e kriptomonedhave Coinbase u godit nga një sulm kibernetik që mund të shkaktojë dëme ekonomike deri në 400 milionë dollarë. Firma po ofron shpërblim......

Evropa përgatitet për një verë “ekstreme” - Sipas parashikimeve, priten valë të shpeshta nxehtësie dhe mungesë reshjesh
Parashikimet afatgjata për verën 2025 tregojnë kushte më të thata dhe më të nxehta se normalja në pjesën më të madhe të Evropës. Gjatë muajit korrik dhe......

FMN parashikon rritje 4% për Kosovën - Inflacioni pritet të jetë 2.25% në vitin 2025
Këshilli i Ekzekutivit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Stand-By dhe të Shpërblimit të......

“Buxheti i BE-së ka nevojë për rishikim themelor” - Sipas FMN-së, nevojitet treg i unifikuar për të përballuar tronditjet
Bashkimi Evropian duhet të shpenzojë më shumë për mallrat publike që të forcojë produktivitetin dhe rritjen, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN vuri në......