Shqetësime për bizneset që do vetëmenaxhojnë mbetjet- Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit, Shalsi e Tabaku: Kemi shumë kërkesa nga sipërmarrjet

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim projektligjin, që ngarkon çdo subjekt prodhues, që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, me detyrimin për t’i menaxhuar. Zv. ministri i Turizmit dhe Mjedisit Sofjan Jaupaj prezantoi projektligjin që ka si qëllim ngritjen e skemës së Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit, duke specifikuar se aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe se nga vendet e rajonit vetëm Shqipëria nuk e disponon një ligj të tillë.
Kreu i Komisionit Eduard Shalsi bëri me dije se ka shumë kërkesa për dëgjesa nga palë të interesuar mbi këtë projektligj, duke parashikuar një vonesë të miratimit të ligjit në senacën plenare.
Ndërkaq, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ngriti shqetësime në lidhje me procesin e konsultimit publik dhe ndikimin që do të ketë ky ligj te sipërmarrje të caktuara.
Sipas draftit, ligji do të zbatohet për rryma specifike të mbetjeve, që janë: ambalazhet dhe mbetjet e tyre; bateritë dhe akumulatorët; automjetet në fund të jetës dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri. Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë. Detyrimet ligjore që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026.
Sondazh

Rijetëzim i sheshit “Nënë Tereza” për librin e publikun- Rama: Tirana do të bëhet një nga kryeqytetet më tërheqës të Europës
“Është e rëndësishme që projekti është tërësisht i disponueshëm për t’u bërë i lëvizshëm, pra nuk është një ndërtim me një impakt mbi strukturën e......

Panairi i Turizmit mblodhi mbi 100 ekspozues në Tiranë - Pjesëmarrje nga Kosova e Mali i Zi për të promovuar strukturat e tyre
Struktura hoteliere, agjenci turistike, agroturizme, shoqata turistike nga vendi e rajoni, u mblodhën në panairin dedikuar turizmit në Pallatin e Kongreseve.......

Tassoulas zgjidhet President i Greqisë- Votimi në parlament, pavarësisht protestave dhe tensioneve politike
Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Constantine Tassoulas, President të Republikës. Vendimi ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë......

“Standarde të reja për sigurinë ushqimore”- BE: Konsumatorët duan besim dhe transparencë, ndryshoni legjislacionin
Konsumatorët shqiptarë kanë nevojë të kenë transparencë më të lartë dhe besim tek produktet që konsumojnë. Përfaqësues të Bashkimit Europian kërkojnë......

Vijon tendenca rënëse e bonove 12-mujore/ Në ankandin e fundit të shkurtit norma e interesit zbriti në 2.79%
Yield-i i bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka shënuar një rënie të lehtë në ankandin e fundit. Yield-i mesatar i ponderuar u regjistrua në 2.79%, nga......

“Të shtohet numri i inspektorëve të punës” -Raporti i ILO: Edhe përqindja e inspektimeve në bujqësi vijon të jetë e ulët
Shqipëria nuk ka mjaftueshëm inspektorë për të kontrolluar të gjithë bizneset lidhur me respektimin e të drejtave të punonjësve të tyre, apo rastet e......

Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt......

Pse Trump po vendos tarifa?- Analiza, vendet që do të goditen më shumë nga masat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur tensionet globale me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave. Pas shpalljes dhe më pas pezullimit të masave......