Shqipëria Postuar më 16 Prill 2025, 12:22

Shpërndahen rreth 90 mijë zarfe zgjedhore në diasporë - Celibashi: Po rritet eficienca dhe garancia. Burg 3-5 vite për shit-blerje vote

Nga Diamila Leka

Shpërndahen rreth 90 mijë zarfe zgjedhore në diasporë -

Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët ka nisur, ndërsa kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, të cilët përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë.

Celibashi njoftoit se sot kanë nisur përgatitjet për dërgimin e fletëve të votimit për votuesit në qarkun Korçë dhe Lezhë, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të nisi edhe qarku Tiranë.

Gjatë konferencës, kryekomisioneri deklaroi se Italia, Greqia dhe Gjermania janë tre vendet ku është kryer dhe shperndarja më e madhe e zarfeve deri më tani, kjo si rezultat i numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në këto shtete. Por, nuk përjashtohet edhe mundësia që shpërndarja e zarfeve për votuesit nga jashtë mund të mos përfundojë brenda afatit të parashikuar, kjo për shkak të ngarkesës në dërgimin dhe kontrollet e shtuara.

 Ndërkohë, në momentin që fleta është në sistemin e DHL dhe KQZ, garantohet 100% ruajtja e fshehtësisë, ndërsa kreu i KQZ theksoi se disa procese pune janë modifikuar gjatë rrugës për të rritur efiçencën dhe garancinë, ndërsa tha se zgjedhësve do t’u komunikohet me mesazh telefonik apo email se kur u mbërrin zarfi, dhe nëse nuk mund ta presin në banesë, mesazhi do të përmbajë të dhënat në lidhje me vendndodhjen e zyrave ku mund të shkojnë ta tërheqin.

 Celibashi qartësoi se çdo tentativë për të shitur, blerë apo treguar votën përpara se ajo të dorëzohet, është përgjegjësia e qytetarëve dhe shoqërohet me pasoja penale, 3-5 vite burgim.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat