Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 13:12

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë përfiton më shumë kjo zonë nga projekti?

Nga Diamila Leka

Shpallet tenderi për rivitalizimin e ish-Bllokut - Çfarë

Ish-Blloku, i kufizuar në rrugët kryesore si rruga “Ibrahim Rrugova”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII” dhe “Sami Frashëri” dikur një zonë e rezervuar për nomenklaturën e regjimit komunist, por sot, është një nga zonat me më tepër dinamikë në kryeqytet. Dhe si e tillë, do t’i nënshtrohet një rivitalizimi urban. Ndaj në prokurimet publike është shpallur tenderi me objekt ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët e sipër përmendura, në kuadër të projektit Walk 21.

Referuar dokumenteve të tenderit, fondi limit për rivitalizimin e zonës së ish-Bllokut do të jetë 246 milionë 600 mijë lekë pa TVSH, të cilat do të jenë me burim financimi nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë për vitin 2024.

Funksionet kryesore të zonës janë, duke nisur si një nga qendrat sociale dhe argëtuese, me numrin më të lartë të bareve, klubeve të natës, restorantet etj, në qendrat e banimit si një nga zonat më të kërkuara për shkak të pozicionit, e duke përfunduar në funksionin si një zonë tregtare si butike e zyra biznesi.

Por çfarë përfiton kjo zonë nga rivitalizimi urban?

Referuar projektit, në ish-Bllok do t’u shtohen hapësirat këmbësorëve, të cilët do të kthehen prioritet, shtimi i korsive të biçikletave, shtimi i gjelbërimit e kësisoj do të ketë më pak qarkullim për mjetet çka sjell e minizmizim të trafikut.

Ky projekt synon të rrisë cilësinë e jetesës në Ish-Bllok duke balancuar funksionet sociale, tregtare dhe rezidenciale të zonës me një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme. Në rrugët të cilat do të rivitalizohen, do të eleminohen parkimet duke ja lënë vendit gjelbërimit dhe kthimit në një zonë pedonale ku këmbësorët do të jenë prioritet. Koha për rivitalizimin e zonës, parashikohet 6 muaj.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat