Shpallen fituesit për rikonstruksionin e Urës së Milotit - Pritet që punimet të mbyllen brenda tetë javëve
Rreth 5 javë pasi hapi tenderin, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur kompaninë fituese që do të kryejë ndërhyrjet emergjente për rikonstruksionin e Urës së Milotit mbi lumin Mat.
Punimet, që pritet të zgjasin 2 muaj, do të kryhen nga bashkimi i kompanive “Junik Shpk & Joos & Krasniqi – Baze”, që kanë ofruar 860 mijë euro. Kjo shumë është sa 80,5% e fondit limit prej 107.6 mln lekë të vënë në dispozicion nga ARRSH.
Sipas raportit teknik të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, pilotat mbajtëse të urës janë ekspozuar dhe gërryer 3 - 5 metra, për shkak të erozionit dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të shtratit të lumit.
Kontrata parashikon betonimin dhe mbrojtjen e pilotave, vendosjen e blloqeve të lidhura (gabioneve) për stabilizimin e shtratit, si dhe pastrimin dhe nivelimin e zonës përreth themeleve. Sipas parashikimeve, këto masa do të zgjasin jetëgjatësinë e urës për të paktën 5 deri në 10 vjet.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet do të nisin menjëherë, duke pasur parasysh se ndërhyrja klasifikohet si emergjente.
Ura e Milotit ndodhet në aksin rrugor Milot - Lezhë dhe është një nyje kyç në këtë aks kombëtar.

“Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë fizike” - Ibrahimaj: Luftë ndaj ekonomisë informale, përmirësim të klimës së investimeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë një deklarate për mediat, u ndal në zbatimin e një plani 3-vjeçar, që qeveria do të zbatojë......

Rreth 12 mijë kërkesa për leje ndërtimi gjatë 8 muajve të pare të 2025/ Që nga 2022 mesatarisht 20 mijë aplikime për vit
Që prej vitit 2016, procesi i aplikimit për leje ndërtimi është dixhitalizuar përmes platformës e-Albania, duke u kthyer në një nga shërbimet më të përdorura......

Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke......

Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u......

Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në......

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......