Shpallen fituesit e Konkursit Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”

Juria e Konkursit Ndërkombëtar për projektimin e “Shtëpisë së Re të Fëmijëve” dhe “Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore” ka bërë publike vendimet përfundimtare, duke shpallur ekipet fituese për secilin prej projekteve.
Për projektin e Kompleksit të Ri të Inspektorateve Shtetërore, fitues u shpall studioja Rojkind Arquitectos S.C, në bashkëpunim me Son Engineering & Construction, Asab Sh.P.K, Motus dhe arkitektin Julian Kasharaj.
Ndërkohë, projekti i Shtëpisë së Re të Fëmijëve iu besua ekipit arkitekturor të përbërë nga Taller Héctor Barroso, Studio B&L L.L.C, Progeen L.L.C, si dhe arkitektët Doriana Bleta, Agim Seranaj dhe Ardian Paci.
Në renditjen përfundimtare të konkursit, vendi i parë u rendit Rojkind Arquitectos S.C, ndërsa vendi i dytë u fitua nga Taller Héctor Barroso.
Në përmbyllje, juria ka rekomanduar që ekipi i renditur i pari të bashkëpunojë me ekipin e vendit të dytë për zhvillimin e mëtejshëm të projektit të kampusit të Shtëpisë së Fëmijëve.
Tatimet: Njoftim mbi funksionimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara!
Administrata Tatimore informon se problematika e konstatuar ditët e fundit në aksesimin e Platformës Qendrore të Lëshimit të Faturave të Fiskalizuara është......
Energjia, reformë tarifave e centrale të rinj — 2026-2028/ Program për varfërinë energjetike, 600 MW kapacitete të reja
Shtylla e tranzicionit energjetik, e parashikuar në Programin e Reformave Ekonomike 2026– 2028 synon transformimin e sektorit, duke parashikuar një sërë......
Pagesat, shërbimi më i digjitalizuar nga bankat - BSH: Përvoja me klientin, në vend të dytë. Kredia dhe menaxhimi i rrezikut, akoma në sportel
Bankat shqiptare kanë digjitalizuar një pjesë të konsiderueshme të shërbimeve të tyre, sidomos në fushën e pagesave. Sipas një vrojtimi të realizuar nga......
Çfarë roli do të ketë Banka e Zhvillimit tek eksportet? - Fuqizohet “Made in Albania”, akses në kreditim dhe ndërmjetësim financiar
Qeveria shqiptare synon të fuqizojë eksportet shqiptare dhe të nxisë prodhimin vendas përmes disa mekanizmave. Një ndër mekanizmat kryesore lidhet me......
Makinat ndryshojnë “lider”, transporti i rëndë mbetet besnik/ Volkswagen, në krye te autoveturat. Mercedes, i “pathyeshëm” te mjetet e rënda
Volkswagen duket se po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun e automjeteve në Shqipëri, duke vënë në diskutim dominimin historik të Mercedes-Benz. Të......
Pas 20 vitesh, Shqipëria mbyll ndërmarrjet shtetërore “fantazmë” - Në listë, Albbakër, Albkrom, Duhan–Cigare, Superfosfati e “Qendra e Aksioneve”
Pas më shumë se 20 vitesh zvarritjeje, shteti shqiptar po ndërhyn për t’i dhënë fund një kapitulli problematik të ekonomisë publike: shoqërive tregtare me......
Shqipëria drejt Zonës Shengen - Cili është plani për të mundësuar lëvizjen e lirë pa kontrolle kufitare të brendshme me BE?
Shqipëria po bëhet gati për t'u integruar në Zonën Shengen. Për këtë, vendi duhet të plotësojë paraprakisht disa kërkesa që do të bëjnë të mundur lëvizjen e......
Mbi 20 mijë biznese të reja u çelën në 2025-ën/ Tirana udhëheq Shqipërinë, kryeson shitja me pakicë
Viti 2025 ka shënuar një bum sa i takon iniciative të reja të biznesit. Regjistrimet e bizneseve të reja rezultuan me rritje të ndjeshme vitin që lamë pas me......


