“Shot / Reverse Shot” tek GOCAT: Kur fotografia kthehet në dialog - Një ekspozitë që nuk të kërkon të shikosh, por të ndalesh. Të reflektosh. Të kujtosh.
Në Galerinë e Artit Bashkëkohor GOCAT, “Shot / Reverse Shot” sjell një bashkëbisedim përmes fotografisë, mes një kohe që duket e largët dhe një Shqipërie që është ende në procesin e vetëkuptimit. Një histori që nuk ka përfunduar ende, por që rifillon sa herë hap sytë ndaj së shkuarës.
Fotografitë e Barry Lewis, realizuar në vitet 1990–91 janë më shumë se dokumente. Ato janë sinjale të heshtura që mbajnë mbi vete tensionin, emocionin dhe pasigurinë e një kohe ndryshimi. Sot, përballë tyre, flasin artistë shqiptarë, që përgjigjen jo me fjalë, por me vepra.
“Puna klasike qe behet, ajo me kalimin e kohes merr edhe dimension bashkekohehor sepse fotografia si medium eshte nje art, me I perhapuri si art bashkeekohehor. Prandaj veprat e Rolandit dhe te anetareve te tjere e implementojne ne plot kuptimin e fjales kete koncept,” shprehet Burim Myftiu, kurator i ekspozitës.
Në ekspozitë merr pjesë edhe Roland Tasho, një nga të paktët që ka qenë aty, me aparatin në dorë, në të njëjtën kohë me Barry Lewis. Për Tashon, përballja me të kaluarën është kusht për të kuptuar të ardhmen.
“Pa njohur te kaluaren sic duhet nuk mund te shohesh te ardhmen dhe jane disa fotrografi shume domethenese qe na cojne ne vitet e largeta por qe flasin shume.”
Vetë Barry Lewis u rikthye pas më shumë se 30 vitesh, për të parë se si ka ndryshuar Shqipëria, dhe se si ajo ende i mban gjallë kujtimet e asaj periudhe.
“Më shumë se 30 vjet më vonë dhe isha thjesht i mrekulluar. Gjithmonë pas vitit ’91, njerëzit kanë qenë miqësorë. Nuk kam njohur askënd që nuk ishte i lumtur të fliste me mua – por në vitin 1990 ishte shumë ndryshe.”
“Shot / Reverse Shot” është më shumë se një retrospektivë. Është një përpjekje për të mbushur boshllëqet mes brezave, për të shndërruar imazhet në ftesa për të kuptuar, jo vetëm vendin, por edhe veten.
Ekspozita realizohet nga GOCAT me mbështetjen e Fondacionit MANE, si pjesë e përkushtimit për të mbështetur artin, kujtesën dhe dialogun dhe do të qëndrojë e hapur për publikun si gjithmonë pa pagesë deri më 07 shtator.

Pensionet me Italinë/ Firmoset marrëveshja mbi shkëmbimin elektronik të formularëve!
Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado dhe Valeria Vittimberga, drejtoreshë e Përgjithshme e INPS, firmosën sot në Tiranë marrëveshjen teknike për......

Traktati i Komunitetit të Energjisë - Balluku: Udhërrëfyes për Shqipërinë në përafrimin me BE-në
Zv. Kryeministrja, njëkohësisht Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në takimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë,......

“Teknologjia si shtyllë e integrimit në BE” - Rama: Të krijojmë Këshillin për arritjet e zhvillimi të inovacionit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Sipas kryemnistrit Rama, duhet të gjykohet krijimi i një......

“Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregtoni” - Apeli i Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për tregtarët e pakicës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një vizitë në dy biznese në qytetin e Lushnjes, në kuadër aksionit për formalizimin e tregut të produkteve......

Kina forcon pozitat në tregtinë shqiptare/ Bashkë me Arabinë Saudite kanë rritjen më të lartë të importeve në gjysmën e vitit
Importet shqiptare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë reflektuar lëvizjet e rëndësishme në strukturën e partnerëve kryesorë dhe mallrave të......

Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e Forcave të Armatosura!
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë......

Situata e zjarreve në vend/ MM: 24 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit, 4 ende aktive!
Ministria e Mbrojtjes informoi sot për situatën e zjarreve në vend ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri nga të cilat 4 janë ende......

Sulmet kibernetike/ Rama: Forcojmë mbrojtjen në sektorin publik. Privati jo me të njëjtin ritëm!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në......