Shoqëritë e sigurimit paguan 7 mld lekë dëme - AMF: Rritje rekord e dëmeve të paguara për Karton Jeshil
Ka arritur në 7 miliardë lekë vlera e dëmeve të paguara bruto në fund të dhjetëmujorit, gati 23% më shumë se në periudhën janar - tetor 2023, ndërsa pjesa më e madhe e dëmeve të paguara i përket sigurimit motorik.
Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rreth 5.1 miliardë lekë janë paguar vetëm për dëmin e makinave të përfshira në aksident, një rritje kjo me përafërisht 31%. Sigurimi motorik përbën thuajse 74% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
Por, sa ka qenë numri konkret i dëmeve të paguara?
Deri në muajin tetor, numërohen mbi 60 mijë dëme të paguara, 15.8% më tepër se në vitin 2023, kur numri i dëmeve ishte gati 52 mijë. Rreth 57 mijë dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 3 mijë dëme nga shoqëritë e sigurimit të jetës.
Në llojin e sigurimit “përgjegjësi motorike ndaj palëve të treta”, vihet re një rritje rekord e dëmeve të paguara për karton jeshil, ndërsa produkti MTPL e brendshme dhe sigurimi kufitar kanë një rritje më të vogël. Në krahasim me periudhën janar-tetor 2023, llogariten 98% më shumë dëme të paguara për automjetet shqiptare që janë aksidentuar jashtë vendit tonë.
Rritja e dëmeve të paguara është pasojë e drejtëpërdrejtë e shtimit të lartë të numrit të aksidenteve gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në 10 muaj kanë ndodhur gjithsej 1875 aksidente rrugore, rreth 42% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë tetorit numërohen 142 aksidente rrugore, nga 98 që ishin në tetor 2023.
Sondazh

Rriten fondet për udhëtime dhe dieta të deputetëve - Pr.buxheti 2025 miratohet në Komision, më datë 3 Dhjetor kalon në seancë
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar nen për nen projekt buxhetin e vitit 2025, i cili më pas do të kalojë për votim në seancën......

E ardhmja u përket robotëve humanoidë - Avancimet në sektorin e inxhinierisë dhe “IA” po zgjerojnë ndjeshëm tregun
Tregu i robotëve humanoidë pritet të zhvillohet ndjeshëm në vitet e ardhshme, me kompanitë që konkurrojnë për të sjellë të parat një android në jetën tonë të......

Ngadalësohen ndërtimet?! 1.9% më pak leje të miratuara/ Rritja e sipërfaqeve të ndërtimit, mund të ulë çmimin për metër katror
Pas një vrulli ndërtimesh në vendin tonë duket se do të kemi një ngadalësim të tyre. Të dhënat e INSTAT raportojnë se në tremujorin e tretë 2024 janë......

Sa para’ duhen për të qenë i suksesshëm? - Ja çfarë mendojnë shumica e amerikanëve!
Paratë mund ose nuk mund të jenë në gjendje të blejnë lumturinë, por amerikanët shpesh e lidhin pasurinë me suksesin. Në fakt, shumica e atyre që jetojnë në......

Cilat janë sfidat e bizneseve për festat e fundvitit? - Greca: Jemi në parapërgatitje, mungesa e burimeve njerëzore mbetet shqetësim
Fundviti është periudha më dinamike dhe fitimprurëse për bizneset shqiptare, një kohë kur konsumatorët janë më të prirur të shpenzojnë për dhurata, udhëtime......

Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit? Hyrjet nga India dhe Kina shënuan rritjen më të lartë. Arabia Saudite, me rënien më të madhe
Cilat vende e vizituan më pak Shqipërinë këtë vit?

Alternativat e Austrisë pas humbjes së gazit rus - Kombinim i dyfishtë i energjisë nga uji dhe era
Gjeneratorët austriakë të energjisë janë të pozicionuar mirë për të përballuar humbjen e furnizimeve të gazit të tubacionit nga Rusia falë prodhimit rekord......

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët - Gonxhja: Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua bonusi i fundvitit për pensionistët. Gjatë fjalës së tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi......