Shqipëria Postuar më 7 Nëntor 2025, 14:28

Shoqëria civile, në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal - Transparencë, bashkëpunim dhe rekomandime

Nga Fabjona Pasho

Shoqëria civile, në qendër të Tregut të

Pas samitit të Liderve të Procesit të Berlinit është mbajtur në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë “Shoqëria Civile në tregun e përbashkët rajonal”.

Drejtori i Projektit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj përshëndeti iniciativat dhe punën e bërë deri më tani, ndërsa theksoi se janë nxjerrë edhe disa rekomandime të nevojshme.

“Çështja e dytë është hapja e procesit dhe transparenca e lartë e politikave publike. Organizatat e shoqërisë civile kanë pasur një rol kyç për monitorimin e investimeve në sektorin e konektivitetit ose për tregjet komerciale. Një tjetër aspekt I rëndësishëm është debati për të ardhmen e Procesit të  Berlinit. Ne kemi dalë me disa rekomandime, lidhur me procesin e Berlinit, që kanë të bëjnë me performancën, kompetencat dhe qëndrueshmëritë”, tha Haçkaj.

Ndërkaq, Thilo Schroeter, i dërguari me punë i Gjermanisë në Shqipëri tha:

“Në rajon, çështjet e brendshme në disa nga vendet pjesëmarrëse në proces nuk e kanë lehtësuar arritjen e marrëveshjeve, megjithatë mendoj se kemi parë rezultate shumë të rëndësishme dhe konkrete që tregojnë përparim real në bashkëpunimin rajonal”, tha Schroeter.

Gjatë tre viteve të fundit, organizatat e shoqërisë civile të Evropës Juglindore 6 kanë monitoruar progresin e CRM që nga procedurat e ratifikimit, miratimit apo adoptimit të marrëveshjeve të para të mobilitetit.

Ato kanë vlerësuar rregullisht ecurinë e marrëveshjeve të CEFTA-s; janë përfshirë në procesin e konsultimit të Planit të Veprimit CRM 2; kanë analizuar ndërveprimin e Procesit të Berlinit me nisma të tjera të bashkëpunimit rajonal; dhe i kanë komunikuar të gjitha këto për përfitimin e bashkëpunimit rajonal për qytetarët dhe bizneset.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat