Shqipëria Postuar më 29 Prill 2025, 11:03

Shoferët paguajnë 213 mln euro taksë qarkullimi - Rritet konsumi i naftës, zhdoganimet arrijnë nivel rekord

Nga Elisabeta Dosku

Shoferët paguajnë 213 mln euro taksë qarkullimi - Rritet konsumi

Qytetarët shqiptarë që kanë në përdorim një automjet kanë paguar në total afro 213 milionë euro taksë të qarkullimit rrugor.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se të ardhurat nga taksa e qarkullimit, e cila vilet për çdo litër për naftën dhe benzinën, kanë pasur një rritje të konsiderueshme me 9% në raport me një vit më parë.

E thënë ndryshe, janë paguar afro 18 milionë euro më shumë se në vitin 2023.

Rritja e të ardhurave është diktuar nga shtimi i konsumit të karburantit.  Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë 12-muajve që lamë pas,  qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 657.5 mijë ton karburant. Në raport me një vit më parë, rezulton rritje e importit të këtij produkti me rreth 43 mijë ton si dhe është në nivelin historik të 5 viteve të fundit.

Kjo perfomancë vjen si rrjedhojë e rritjes së fluksit të turistëve në vendin tonë,   shifër e cila regjistrohet në 11.7 milionë në vitin 2024,  ku një pjesë e mirë prej tyre vijnë me automjete personale dhe një pjesë marrin automjete me qira për të vizituar sa më shumë vende.

Taksa e qarkullimit mbi naftën edhe benzinën vilet në masën 27 lekë për litër.

Në vitin 2024, Ministria e Financave kishte programuar të vilte 233 milionë euro nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 213 milionë, me një mosrealizim në vlerë 20 milionë euro.

Taksa e qarkullimit grumbullon të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar dhe shpërndahet më pas për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Taksa e qarkullimit është vetëm 1 prej 7 taksave që vilen nga konsumi i lëndëve djegëse dhe që shkon në arkën e shtetit bashkë me TVSH-në akcizën, taksën e karbonit, etj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat