Shoferët “e mirë” po paguajnë më pak siguracion/ AMF konfirmon: Skema bonus-malus uli primin mesatar të sigurimit në tremujorin e parë

Ndikimi i skemës së re të sigurimit të makinave bonus-malus, e cila nisi të zbatohej vitin e kaluar, ka filluar të ndihet prej të gjithë aktorëve të tregut, qytetarët dhe kompanitë e sigurimit.
Sipas skemës së re, çmimi i siguracionit do të përcaktohej mbi bazën e 7 faktorëve të riskut, historikut të aksidenteve, fuqisë motorike, moshës së shoferit, eksperiencës në drejtimin e makinës, vjetërsisë dhe qarkut të regjistrimit të mjetit, si dhe nëse makina është në pronësi të një individi apo biznesi. Të gjitha aksidentet e shkaktuara nga shoferët para vitit 2025, nuk do të merren për bazë në përllogaritjen e primit, por vetëm aksidentet e shkaktuara nga 2025 e në vijim.
Të dhënat më të freskëta nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se pavarësisht që primet nga sigurimi i detyrueshëm i makinave me MTPL të brendshme janë rritur me 7%, primi mesatar është ulur me 2.5%. Sipas AMF, kjo ulje vlerësohet të jetë kryesisht rezultat i fillimit të zbatimit të faktorit të riskut “Historiku i dëmeve”.
Rënia e primit mesatar nënkupton se bonus-malusi i skemës së re të sigurimit të makinave ka filluar të shfaqet, shoferët “e mirë”, pra ata që nuk kanë shkaktuar aksidente në 2025 po “shpërblehen” duke paguar më pak, ndërsa shoferët “e këqinj”, pra ata që kanë kryer aksidente gjatë vitit të kaluar po “ndëshkohen” duke paguar më shumë.
Sigurimi i detyrueshëm vijon të zërë mbi gjysmën e totalit të primeve të kompanive të sigurimit, ndërsa kontribut në rritjen e sigurimeve vullnetare dhanë klasat e përgjegjësive dhe ato të lidhura me sektorin detar.
Nga ana tjetër, primet e sigurimit të jetës u rritën po ashtu me 6%, kryesisht falë produktit të sigurimit të jetës së debitorit, kur vendoset kusht nga banka që kredimarrësi të sigurojë jetën.
Lidhur me pagesat e dëmeve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) thekson se kompanitë e sigurimit kanë paguar kryesisht për dëmet e shkaktuara nga zjarri, forcat e natyrës dhe të tjera në pronë.
Bashkitë “mbajnë mbi supe” 29 milionë euro detyrime/ Kryeson Kavaja dhe Vora, pa detyrime Vlora, Korça dhe Hasi
61 bashkitë në vend e kanë mbyllur vitin që lam pas me një stok detyrimesh ndaj bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e 2.9 miliardë lekëve apo 29 milionë......
Australia dhe Japonia bashkëpunim për anije luftarake/ Nënshkruhet kontrata për një marrëveshje 7 miliardë dollarë
Australia dhe Japonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje historike ndërmjet tyre me vlerë 7 miliardë dollarë. Marrëveshja parashikon furnizimin e......
“Kontratat publike, verifikoni kompanitë”/ APP, institucioneve: Mund të jenë të përjashtuar nga e drejta për të përfituar
Agjencia e Prokurimit Publik u ka kërkuar autoriteteve kontraktore që të forcojnë verifikimet paraprake të operatorëve ekonomikë, përpara nënshkrimit të......
Nafta nën 200 lekë për litër, Bordi i Transparencës ul ndjeshëm çmimet e karburanteve
Çmimi i shitjes me pakicë për një litër naftë do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri dhe për benzinën jo më shumë se 172 lekë/litri. Vendimi hyn në fuqi......
Kryeministri Edi Rama në Barcelonë, takim në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës
Gjatë vizitës së tij në Barcelonë Kryeministri Edi Rama është pritur edhe në Dhomën e Tregtisë së Katalonjës. Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan......
Guvernatori Sejko pjesë e tryezës së rrumbullakët rajonale për SEPA dhe TIPS Clone
Guvernatori Sejko mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët rajonale me bankat qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Bankën e Italisë, ku u diskutua progresi......
Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, sinjale shtensionimi pas armëpushimit Izrael-Liban
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik është hequr, sipas deklaratave zyrtare iraniane. Rruga detare është hapur për trafikun tregtar......
Vendimet e Qeverisë, miratohet ngritja dhe funksionimi i Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit
Në mbledhjen e kësaj të premteje Këshilli i Ministrave miratoi vendim për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, përcaktimin e......


