Shlyhen 3.8 milionë euro vendime gjyqësore - Bizneset, mbi 4900 hetime tatimore gjatë 2024-ës
Buxheti i shtetit ka paguar afro 3.8 milionë euro për vendime gjyqësore përgjatë vitit 2024. Referuar raportit të Monitorimit për Ministrinë e Financave, gjatë vitit që lamë pas, rezulton se në programin “Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore”, janë 95 vendime gjyqësore të ekzekutuara” me kosto faktike 370.4 milionë lekë apo 3.8 milionë euro, ose në masën 80% të atyre që ishin planifikuar.
Kryesisht bëhet fjalë më së shumti për gjyqe të hapura dhe të fituara nga biznesi në lidhje me problematika të ndryshme si dhe nga punonjësit që kanë humbur vende pune, të konsideruara në mënyrë të padrejtë.
Sa i takon këtij programi, janë asistuar në 2024-ën 132,105 tatimpagues të ose 77.5% e sasisë plan, me një kosto faktike rreth 23 milionë euro si dhe janë kryer 4 906 “Inspektime, hetime tatimore” , me një kosto faktike prej 1 milionë euro.
Objektivi i programit “Menaxhimi i të Ardhurave Tatimore”, është progresi organizativ i Administratës Tatimore dhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore, aplikimi i metodave dhe sistemeve të reja; modernizimi, ofrimi i shërbimeve cilësore dhe reduktimi i barrës administrative në pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore si rrjedhojë e rritjes së ndërgjegjësimit publik duke ndihmuar në zhvillimin e kulturës për përmbushje vullnetare më të lartë; Implementimi efikas i legjislacionit tatimor dhe sigurimeve shoqërore; hetimi i rasteve të mashtrimit tatimor; zbatimi i strategjisë së përmbushjes së menaxhimit të riskut; përmirësimi i mëtejshëm i kontrollit tatimor dhe gjurmimi i mashtrimeve tatimore; mbledhja efikase dhe efektive e borxhit.
Për vitin 2024, realizimi ishte në vlerën 27 milionë euro, ose 91 % e planit të rishikuar dhe 90% e planit fillestar.
Sondazh

Evropa zgjeron strukturat energjetike - Shënon rritje rekord të kapacitetit të ruajtjes së energjisë në vitin 2024
Evropa shënoi vitin e njëmbëdhjetë radhazi të instalimeve rekord të ruajtjes së energjisë me bateri në terma të kapacitetit, me 21.9 GWh (gigavat orë). Sipas......

Tregu valutor ‘me të kuqe’ – Dobësohen ndjeshëm monedha e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë ditë në rënie në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 87 lekë dhe duke u shitur me 88.2 lekë sipas kursit të......

Rama mban fjalimin e fitores: Ky është mandati i integrimit
Kryesocialistii Edi Rama ka mbajtur fjalimin falenderues për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste. Në sheshin “Skënderbej”, Rama u......

Tarifat nuk ndalin “ritmin” e makinave elektrike - Shitjet globale rriten në prill, Amerika e Veriut pëson rënie
Shitjet globale të automjeteve elektrike dhe hibride u rritën me 29% nga viti në vit në muajin prill, me një rritje të qëndrueshme në Kinë dhe Evropë......

Sa para’ fituan kompanitë celulare në 2024? - AKEP: Rreth 10% më shumë të ardhura se në 2023. Nga paketat, u siguruan 28 mld lekë
Gjatë vitit të kaluar janë shumëfishuar të ardhurat e kompanive celulare nga paketat e aktivizuara për qytetarët. Sipas raportit vjetor të Autoritetit të......

Microsoft shkurton stafin - Largon nga puna rreth 6,000 persona, fokusohet tek “IA”
Microsoft njoftoi se po largon nga puna 3% të punonjësve në të gjitha nivelet, ekipet dhe zonat gjeografike, një vendim që prek rreth 6,000 persona. "Ne......

India “studion” kundërpërgjigjen ndaj SHBA-së - Planifikon tarifa për produktet amerikane pas masave mbi çelikun
India po shqyrton vendosjen e taksave të importit për disa produkte të prodhuara në Shtetet e Bashkuara, si një kundërpërgjigje ndaj Uashingtonit për çelikun......

Programi ekonomik i PS - Pagë minimale 500 euro dhe paqe fiskale për bizneset
Vota e 11 majit përcaktoi se Partia Socialiste do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, teksa programi ekonomik i prezantuar gjatë fushatës elektorale......