Shkollat profesionale, bashkëpunim me biznesin - Xibraku: Profilet hartohen bazuar tek kërkesat e tregut, interes i lartë

Dinamika e tregut të punës vitet e fundit po ndryshon me ritme të shpejta, gjë që ka ndryshuar edhe orientimin e të rinjve dhe qasjen e tyre në arsim.
Tashmë shkollat profesionale janë një zgjedhje e shpeshtë e adoleshentëve, me qëllimin për të pasur një të ardhme më të sigurt.
Nëndrejtoresha e shkollës së mesme “Teknike Ekonomike” Tiranë, Valbona Xibraku shprehet se tashmë shkollat profesionale po hartojnë profilet e tyre bazuar tek bashkëpunimi me bizneset dhe nevojat e tregut.
“Nxënësit profilizohen në profilet mësimore të tregtisë, agjencisë turistike, administrimit të zyrës, shërbimet bankare, etj. Të gjitha këto janë kërkesë e tregut. Të gjitha këto janë nevojë dhe kërkesë e tregut. Kemi një bashkëpunim të fortë me biznesin për të pasur një orientim më të saktë drejt nevojave dhe kërkesave. Këta nxënës I orientojmë drejt profileve që janë nevoja tregu. Interesi I nxënësve është për të gjitha drejtimet. Aftësitë profesionale I bëjnë të përshtaten sa më mirë me tregun” , thotë Xibraku.
Xibraku, më tej thekson se nëpërmjet sistemit dual, të rinjtë kanë mundësinë jo vetëm të formësohen në aspektin teorik, por të prekin tregun që në fillim të studimeve të tyre, por edhe të gjejnë punë.
"Fokusi jonë është në fund të nxjerrim nxënës me profesion, ky është orientimi I së ardhmes. Biznset jo vetëm sigurojnë praktikat, por bëjnë kontrata pune. Nxitësit për të hapur këto drejtime na ka ardhur nga tregu dhe sistemi dual ka funksionuar që në vit të parë. Në vit të dytë nxënësit zhvillojnë praktika në biznese”, shprehet Xibraku.
Interesi për të ndjekur këto drejtime po shfaqet edhe nga nxënësit që po mbyllin ciklin 9-vjeçar dhe duhet të zgjedhin profesionin e tyre të ardhshëm.
A janë gati strukturat turistike për kontrollet tatimore? - Sinojmeri: Duhet të jenë në sinkron me ligjet e shtetit shqiptar
Strukturat turistike në vend po përballen me një fazë të re kontrollesh nga administrata tatimore. Drejtoria e Tatimeve ka prezantuar një plan sektorial për......
Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence nga Cambridge
Ministrisë së Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e......
Sa po kushton të zbulosh rivierën shqiptare? Çmimet rriten lehtë, por vendi mbetet ndër destinacionet më ekonomike në rajon
Eksplorimi i natyrës dhe bukurisë shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga arsyet kryesore pse turistët vendas dhe të huaj zgjedhin Shqipërinë si......
Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet e tregtimit në ALPEX u 2-fishuan në janar-mars 2026
Bursa shqiptare e energjisë elektrike, ALPEX, ka shënuar një rritje të ndjeshme të volumit të tregtimit gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2026, duke......
Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me 12 milionë euro. Ndikim, antiinformaliteti
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë muajit Prill 2026. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që......
Masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore - Policia e Shtetit: Monitorime në akset kombëtare dhe qendrat urbane
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Departamenti për Rendin dhe Sigurinë Publike, nëpërmjet Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka marrë një sërë......
Inteligjencë artificiale për skanimin e faturave në turizëm - Si do funksionojë procesi dhe kur konsiderohen bizneset në shkelje
Në nisje të sezonit turistik, strukturat e akomodimit, baret dhe restorantet do të jenë në shënjestër të administratës tatimore për monitorimin e lëshimit të......
“Porta e Alpeve”, çfarë sjell projekti 100 mln euro për veriun? - Yzeiraj: Më shumë turizëm, rritet vlera e pronës me 10-15%
Projekti ”Porta e Alpeve”, që do të shërbejë si një korridor blu midis bregdetit dhe veriut të Shqipërisë, pritet të nisë së shpejti, për ti dhënë një hov të......


